Heqja e ndihmave ekonomike, Basha publikon pamjet nga familjet e varfëra në Vorë: Fëmijët ushqehen me turshi

Publikuar tek: politike, më 15:16 02-03-2018 Heqja e ndihmave ekonomike, Basha publikon pamjet nga familjet e varfëra në Vorë: Fëmijët ushqehen me turshi

Kreu i PD Lulzim Basha viziton familjen në nevojë të cilave u është hequr ndihma ekonomike në Vorë. Familjet që vizitoi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, janë të gjitha të hequra padrejtësisht, siç është rasti i Sabri Vrionit, që jeton me familjen në një barakë.  

Sipas njoftimit të PD shpërndarë përmediat thuhet se në bisedën mes tyre, ai i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma.  Kryetari Basha u shpreh se “Partia Demokratike nuk do të pranojë kurrë të hiqet buka e fëmijëve, në mënyrë që qeveria të shpenzojë paratë për luks”.

Në shtëpinë e Bujar Lukës, që jeton në një ish-depo armatimi, situata është po aq e rëndë. Mirela Luka i tregoi Bashës kartonat e papunësisë për muajin janar, kohën kur iu hoq ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Një pjesë e asaj ndihme shkonte për vajzën e sëmurë, Maristela, me azëm të avancuar, prej të cilës nuk e pranojnë as në shkollë. 

Mirela Luka: “Fëmija ka një javë pa shkollë sepse nuk e mbajnë në klasë, u prish mësimin të tjerëve. Më thanë me e shtru në spital. U thash, nuk kam mundësi, sepse atje çdo gjë do lek. E kam provuar. Kam blerë deri tek shiringat, vigonat, çdo gjë. Rrija me shpresën e ndihmës ekonomike, edhe atë e hoqën. Ka shkuar aty ku nuk mban.”

Kushtet e këqija ku banojnë u ka shkaktuar bronkopneumi edhe 3 fëmijëve të familjes së Spahi Koçit, i cili i tregoi Bashës dhomën ku jeton familja me 5 vetë, që ka mbetur pa ndihmë ekonomike.

Ai i tha Bashës se të dy prindërit e fëmijëve janë pa punë dhe janë në spital me fëmijët e shtruar në pediatri me ftohje të rëndë dhe se me heqjen e ndihmës ekonomike nuk kanë me çfarë të jetojnë dhe janë në dorë të Zotit.

Nga skema e ndihmës ekonomike është përjashtuar edhe familja e Fradjol Ukës, bashkëshortja e të cilit e barazon ndihmën me nje thes miell. 

“Shkova të firmos më thanë se nuk ke emer dhe dhe kur më ka thënë s’ke emër, nuk më kanë parë mësytë të vija në shtëpi. Atë prisja që të merrja një thes miell”- u shpreh ajo, duke shtuar se tani jeton duke marrë borxh nëpër dyqane dhe se nuk kanë gjetur punë në zyrat e punës, ku është rregjistruar me bashkëshortin.

Basha tha se nëse qeveria do të hiqte dorë nga shpenzimet e luksit, ato do të ishin të mjaftueshme për të paguar ndihmën mujore të më shumë se 30 mijë familjeve në nëvojë.

auto_425A25811519994983.jpg

 

 auto_425A27591519994999_copy.jpgauto_425A27541519994994.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012393951416016
array(1) { ["section"]=> string(113) "heqja-e-ndihmave-ekonomike-basha-publikon-pamjet-nga-familjet-e-varfera-ne-vore-femijet-ushqehen-me-turshi-111995" }