Heqja e pasaportave diplomatike, gjyqtarët padi qeverisë (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 11-07-2019 Heqja e pasaportave diplomatike, gjyqtarët padi qeverisë (DOKUMENTI)

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur sot Këshillin e Ministrave.

 Kjo padi ka ardhur për shkak të vendimit të Këshillit të Ministrave për të anuluar pasaportat diplomatike të gjyqtarëve.

Sipas shoqatës, vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e pasaportës së shërbimit cënon statusin e gjyqtarit.

Sakaq, padia e Shoqatës së Gjyqtarëve është dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për pasaportat diplomatike.

Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj mori vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve.

WhatsApp-Image-2019-07-11-at-13.30.32-280x350.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024279832839966
array(1) { ["section"]=> string(72) "heqja-e-pasaportave-diplomatike-gjyqtaret-padi-qeverise-dokumenti-171868" }