Heqja e roaming në Ballkan, pjesë e shteteve që përfitojnë edhe Shqipëria

Publikuar tek: bota, më 08:09 09-01-2018 Heqja e roaming në Ballkan, pjesë e shteteve që përfitojnë edhe Shqipëria

Ambasadori i Bullgarisë në Bashkimin Evropian tha se do të punojë për të zvogëluar tarifat e roaming-ut të telefonisë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë anëtare.

Deklaratat erdhën nga Dimitar Tzantchev, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të BE-së.

“Ekonomia evropiane tani është në rrugë të mbarë. Ky është shans për të gjithë ne që t’i sigurojmë partnerët e Ballkanit Perëndimor se perspektiva e tyre evropiane është reale. Ne besojmë se përmirësimi i lidhjeve do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit. Me këtë, kam parasysh lidhjet në transport, energji, telekom dhe në arsim", tha Tzantchev, shkruan rel. 

Bashkimi Evropian ka hequr tarifat e roaming-ut brenda 28 vendeve anëtare në vitin 2017.

Tani do të punohet për të ulur tarifat midis shteteve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, me synim që ato të eliminohen plotësisht në të ardhmen.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13854813575745
array(1) { ["section"]=> string(79) "heqja-e-roaming-ne-ballkan-pjese-e-shteteve-qe-perfitojne-edhe-shqiperia-105906" }