Heqja e sanksioneve, “Hellenic Petroleum” marrëveshje për importin e naftës nga Irani

Publikuar tek: rajon, më 19:25 18-01-2016 Heqja e sanksioneve, “Hellenic Petroleum” marrëveshje për importin e naftës nga Irani

Krerët e Hellenic Petroleum, rafinerisë më të madhe të naftës në Greqi, (HELPEr.AT), do të takohen me zyrtarët më të lartë të naftës në Iran për të diskutuar mbi importet e naftës të papërpunuar nga Irani, kanë thënë për Reuters burime nga kompania greke.

Marrëveshja vjen fill pas heqjes së sanksioneve të fuqive botërore kundër Teheranit. Hellenic Petroleum ishte një nga blerësit më të mëdhenj të naftës bruto nga Irani të cilat përbënin rreth 20% të importeve të përgjithshme të kompanisë përpara se të vendoseshin sanksionet.

Sanksionet e ndërprenë eksportin e naftës nga Irani me 2 milionë fuçi në ditë që prej vitit 2011 ndërsa heqja e sanksioneve ka ndikuar menjëherë në uljen e mëtejshme të çmimit të naftës në shumë vende të botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13940715789795
array(1) { ["section"]=> string(88) "heqja-e-sanksioneve-hellenic-petroleum-marreveshje-per-importin-e-naftes-nga-irani-30333" }