Heqja e tabelave, kërcënon ministri i Jashtëm grek: Ju paralajmëruam, kemi në dorë prespektivën europiane të Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:02 06-05-2019 Heqja e tabelave, kërcënon ministri i Jashtëm grek: Ju paralajmëruam, kemi në dorë prespektivën europiane të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrougalos ka reaguar pas heqjes së dhjetra tabelave rrugore në gjuhën greke të vendosura nga Bashkia e Finiqit në jug të Shqipërisë.

Katrougalos në një intervistë për mediat greke ka paralajmëruar Shqipërinë, duke thënë se është Greqia ajo që ndodhet në një pozicion nga ku mund të ushtrojë kontroll mbi fatin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ministri i Jashtëm grek nënkupton qartë se vendi i tij mund të bllokojë çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, për mosrespektim të të drejtave të minoriteteve.

“Po komunikojmë vazhdimisht me qeverinë shqiptare përmes ambasadës në Tiranë për ta sqaruar këtë situatë. Ata pretendojnë se tabelat dygjuhëshe duhet të kenë të parën gjuhën shqipe, më pas atë greke. Por ne i kemi paralajmëruar se çdo veprim që do të bëjnë kundër interesave të pakicës tonë kombëtare, do të përballen me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, raporton Newsbomb.al.

Ai më tej shtoi se qeveria greke do të diskutojë në qershor qëndrimin e saj për negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke shtuar se të drejtat e minoritetit dhe fqinjësia e mirë janë çështje kyçe që do të merren parasysh.

“Ne jemi në gjendje të kontrollojmë prespektivën europiane të Shqipërisë, të cilën ne e mbështesim, por do ta diskutojmë në qershor. Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për ne janë çështje kyçe”, përfundoi ministri grek. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093851089477539
array(1) { ["section"]=> string(123) "heqja-e-tabelave-kercenon-ministri-i-jashtem-grek-ju-paralajmeruam-kemi-ne-dore-prespektiven-europiane-te-shqiperise-163204" }