Heqja e taksës 100%, Veseli reagon ashpër ndaj Kurtit: Ishte gati ta digjte Kosovën, tani do vetëm të qendrojë në pushtet

Publikuar tek: rajon, më 21:37 27-02-2020 Heqja e taksës 100%, Veseli reagon ashpër ndaj Kurtit: Ishte gati ta digjte Kosovën, tani do vetëm të qendrojë në pushtet Veseli - Kurti

Pas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Kadri Veseli.

Përmes një postimi në 'Facebook', ish-kryeparlamentari thotë se Kurti më parë ishte i gatshëm të digjte Kosovën për të marrë pushtetin, ndërsa sot po bën gjithçka për të qendruar në pushtet.

Me tone të ashpra dhe ofenduese, Veseli e quan Kurtin të paditur, të dobët dhe mashtrues.

Postimi i Kadri Veselit

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.

Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Më herët ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu e konsideroi Kurtin mashtrues dhe përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nmga Serbia. 

Kujtojmë që sot pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri Albin Kurti njoftoi heqjen graduale të taksës 100%, në këmbim të ndalimit të fushatës së mos-njohjes së Kosovës nga Serbia, si dhe dritë jeshile nga BE për të hequr vizat me Kosovën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070180892944336
array(1) { ["section"]=> string(124) "heqja-e-takses-100-veseli-reagon-ashper-ndaj-kurtit-ishte-gati-ta-digjte-kosoven-tani-do-vetem-te-qendroje-ne-pushtet-196696" }