Heqja e vizave, Bjellorusia përshëndet vendimin e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 21:31 19-05-2016 Heqja e vizave, Bjellorusia përshëndet vendimin e Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka përshëndetur vendimin e Qeverisë shqiptare për të hequr vizat për qytetarët e këtij shtetit për periudhën 15 maj-1 nëntor 2016.

Zëdhënësi i MPJ-së bjelloruse, Dmitry Mironchik tha se ky vendim tregon se shtetet e tjera nuk e shohin Bjellorusinë si një burim të emigracionin ilegal apo kërcënimit të sigurisë. “Ne e mirëpresim këtë rezolutë të shteteve të tjera sepse kjo vërteton se ato nuk e shohin Bjellorusinë si një burim të emigracionit ilegal apo të kërcënimit të sigurisë”, tha Mironchik.

Shqipëria hoqi vizat për Bjellorusinë, Rusinë, Armeninë, Gjeorgjinë dhe Katarin për një periudhë 7 mujore, me qëllim tërheqjen e turistëve nga këto shtete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13017582893372
array(1) { ["section"]=> string(65) "heqja-e-vizave-bjellorusia-pershendet-vendimin-e-shqiperise-40947" }