Heqja e vizave/ Rama i kthehet Rudina Hajdarit: E kam shumë problem kur më citojnë gabim

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 18-04-2019 Heqja e vizave/ Rama i kthehet Rudina Hajdarit: E kam shumë problem kur më citojnë gabim

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten demokrate Rudina Hajdari e cila tha se kryeministri ia hodhi fajin opozitës për votimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave.

'E kam shumë problem kur më citojnë gabim. Nuk thashë që për vendimin e parlamentit holandez e ka fajin PD.

Unë thashë diçka tjetër që është e turpshmë që Partia Demokratike rrugore dhe shoqja e saj e rrugës LSI festuan në mënyrë cinike dhe përbuzëse për një vendim kundër shqiptarëve dhe shpjegova se vendimi është politik nga Hollanda dhe pse Shqipëria si vend nuk ka asnjë arsye të shqetësohet nga ky vendim i cili lidhet me një procedurë që ka kritere objektive.

Është iniciuar nga disa parti që shëiptarët i kanë kthyer në mish për top për qëllime politike', u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017544984817505
array(1) { ["section"]=> string(93) "heqja-e-vizave-rama-i-kthehet-rudina-hajdarit-e-kam-shume-problem-kur-me-citojne-gabim-160921" }