Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:01 09-06-2015 Herë Spiropali, e herë Majko... Festë e madhe e së majtës me red-bull e birra në pishinë

Kjo është festa e madhe e të majtëve në Njësinë 5 në Tiranë e cila njihet edhe si bastion i socialistëve. Festa e socialistëve vjen për “drejtimin e duhur” në funksion të fushatës së kandidatit të ASHE Erion Veliaj. Elisa Spiropali dhe Pandeli Majko janë edhe dy nga mbështetësit më të mëdhenj nga e majta të Veliajt . Spiropali iu rikthye punës pas lindjes së vajzës për t’u treguar “Drejtimin e duhur” votuesve enkas për Veliajn e ndërsa  Majko është parë shpesh në terren me Ramën duke mbajtur  fjalime për kandidatin e tyre. Këtë herë fushata e shndërruar në një festë të vërtetë ka qenë në njësinë 5 ku janë mbledhur aktivistë e mbështetës të Partisë Socialiste. Herë e merrte mikrofonin Spiropali e herë Majko për t’u folur simpatizantëve në ambjentet e pishinës ku nuk kanë munguar as red-bull-at, birrat, vera e kuqe, apo kokteilet alkoolikë. Duket se e majta e ka nisur paraprakisht festën...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046206951141357
array(1) { ["section"]=> string(90) "here-spiropali-e-here-majko-feste-e-madhe-e-se-majtes-me-red-bull-e-birra-ne-pishine-13050" }