Herën e parë e pësoi me karantinë/ Cakaj bën sërish të njëjtin ‘gabim’, i vetmi pa maskë në takimin zyrtar në Sarajevë (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:21 17-06-2020 Herën e parë e pësoi me karantinë/ Cakaj bën sërish të njëjtin ‘gabim’, i vetmi pa maskë në takimin zyrtar në Sarajevë (FOTO) Gent Cakaj ne viziten zyrtare ne Sarajeve

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një vizite zyrtare ditën e djeshme në Sarajevë, shfaqet përsëri pa maskë, ndryshe nga të gjithë zyrtarët e tjerë që ka takuar.

Ashtu sikurse shihet dhe në foto, Cakaj i shoqëruar nga nënkryetarja e Këshillit të Ministrave dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković, është i vetmi që shfaqet pa maskë.

Siç duket ministri e ka inat maskën pasi kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet pa të.

Kujtojmë se Cakaj edhe kur shoqëroi në Itali 10 mjekët dhe 20 infermierët që u dërguan nga qeveria shqiptare, ajo çfarë ra në sy ishte se ministri nuk kishte asnjë masë mbrojtëse, madje as maskë.

Ndërsa mjekët, por dhe homologu i tij italian, Luigi Di Maio, kishin marrë të gjitha masat mbrojtëse.

Por, bëjmë me dije se ky vendim i kushtoi Cakajt, pasi pas kthimit nga Italia, u vetëkarantinua për 14 ditë.

Foto kur Cakaj shoqëroi mjekët dhe infermierët në Itali:

cakaj-di-maio1-780x405-750x375.jpg

90915783_2580472002222425_3760502832701112320_n-696x463.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01202392578125
array(1) { ["section"]=> string(126) "heren-e-pare-e-pesoi-me-karantine-cakaj-ben-serish-te-njejtin-gabim-i-vetmi-pa-maske-ne-takimin-zyrtar-ne-sarajeve-foto-210649" }