Heroinë e kokainë me ‘’Taxi’’, arrest me burg për të rinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 02-03-2015 Heroinë e kokainë me ‘’Taxi’’, arrest me burg për të rinjtë

Gjykata jep arrest me burg për Andi Braçja, Erind Miraka dhe Storado Sadushi. Të rinjtë u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shitur kokainë dhe heroinë.

Sipas Prokurorisë, të tre do të përballen me akuzën “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht të shitjes së kokainës dhe heroinës.

‘’Nga hetimi, ka rezultuar se shtetasit Andi Bracja, Erind Miraka dhe Storado Sadushi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin doza lënde narkotike heroinë dhe kokainë dhe i shisnin tek persona të ndryshëm. Mënyra e shitjes bëhej kryesisht me kontakte të drejtëpërdrejta me „klientët”, por edhe duke përdorur shërbimin „Taxi”.Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se shisnin doza lëndësh narkotike edhe për të burgosur të ndryshëm në burgun e Peqinit ose merrnin porosi per shperndarje ne zona te ndryshme te Elbasanit dhe Gramshit nëpërmjet shtetasit Ervin Basha, i cili aktualisht po vuan dënimin me 8 vjet heqje lirie për veprën penale të „Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.’’, bën me dije Prokuroria e Elbasanit.

Sipas Prokurorisë në fillimet e këtij hetimi u arrestuan në flagrancë në Shtator 2014 edhe Almi Kryemadhi e Ervin Perizi, të cilët shisnin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë tek shtetas të ndryshëm. Lëndën narkotike, këta shtetas e blinin tek Braçja, Miraka e Sadushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Sigurisë/ Gazheli për tjetërsimin e fondeve: Mund t'i ngrijmë për 72 orë
Të përndjekurit: “Rilindja” duhet të fillojë me hapjen e dosjeve »
Article Logic
Execution time: 0.011286973953247
array(1) { ["section"]=> string(59) "heroine-e-kokaine-me-taxi-arrest-me-burg-per-te-rinjte-4762" }