Heroinë, pistoleta, fishekë… arrestohen në flagrancë në mes të qytetit dy lushnjarë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 25-03-2017 Heroinë, pistoleta, fishekë… arrestohen në flagrancë në mes të qytetit dy lushnjarë (EMRAT)

Kapen me 55 doza Heroinë, një pistoletë mulli me 6 fishekë si edhe një krehër me 7 fishekë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, u finalizua operacioni policor “Griza”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Eduart Xhelaj, 44 vjeç

2.Armando Gropa, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Grizë” Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 465 FN, me drejtues shtetasin Eduart Xhelaj, i'u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 55 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe një krehër me 7 fishekë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Armando Gropa, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me mulli me 6 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikimi i lëndeve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 283, 283/a dhe 278/2/3 te Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet shifra, ja sa pension merr Nexhmije Hoxha që nga viti 1991
Parandalohet vrasja, zbardhet ngjarja e tmerrshme në Elbasan (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011656999588013
array(1) { ["section"]=> string(92) "heroine-pistoleta-fisheke-arrestohen-ne-flagrance-ne-mes-te-qytetit-dy-lushnjare-emrat-73080" }