Hetim mbi Becchettin, Agon e Kalivaç dhe një ministër shqiptar: Ai na kërcënon me TV

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 13-05-2015 Hetim mbi Becchettin, Agon e Kalivaç dhe një ministër shqiptar: Ai na kërcënon me TV Emisioni ne Rai3 per Agon Channel dhe gjithçka ngrihet ne Shqiperi

Nje hetim i RAI 3 mbi Agon Channel dhe Kalivaçin. Në një emision që flasin ish drejtues italianë te Agon Channel, ministri Damian Gjiknuri, kryeministri Edi Rama, pronari i A1 Report Carlo Bollino, ish zv.ministri italian i tregtisë së jashtme Adolfo Urso, Simona Ventura, Alessio Vinçi e shumë personazhe. Ja zbulimet për median shqiptare. 

Nga Luca Chianca

Luca Chianca jashtë studios.

Roma, stadiumi i mermertë. Eshtë ora 9 e mëngjesit. 40 aspirantë për futbollistë, kanë mbërritur nga gjithë Italia për të marrë pjesë në talentin e ri të Agon Channel, të drejtuar nga Simona Ventura.

Simona Ventura – drejtuese

U thirra dy ditë përpara mbrëmjes gala të parë të hapjes së Agon Channel nga regjizori i saj dhe më thotë: “Dëgjo Simona, duam që ta prezantosh këtë gala të Agon Channel”. “Ah shumë mirë, perfekt” iu përgjigja. Thotë “do të jetë edhe Nicole Kidman”.

Luca Chianta

Nicole Kidman është e ftuara e nderit e prezantimit të televizionit të ri, në kanalin 33 të digitalit tokësor. Pronar është Francesco Becchetti, një sipërmarrës nga Roma që ka zbarkuar në Itali në mes të viteve ’90.

Simona Ventura

Pas kësaj mendove se mbaroi aty impenjimi im me Agon, në fakt, Becchetti më propozoi këtë projekt.

Luca Chianca

Për këtë show talent për futbollin, Beccheti ka marrë edhe ish futbollistët, Nicola Berti, Fabio Galante, Fulvio Collovati. Janë gjyqtarët që do të zgjedhin talentin e ri të cilit do ti bëjnë një kontratë për një skuadër në Londër në Leyton Orient, për të cilin pronar është Becchetti.

Simona Ventura

Kështu, Becchetti për të nxjerrë këtë talent...

Luca Chianca

...duhet të blente një skuadër.

Simona Ventura

Po, duhet të blente një skuadër, sepse kur dikush flet për një talent me skuadrat angleze thotë “po cfarë jemi duke bërë këtu?”

Luca Chianca

A e di që në Itali ka një talent në Leyton Orient

Një burrë:

Nuk e dija, po e mësoj tani. Sapo ma thatë.

Luca Chianca: çfarë mendon?

Burri: Mendoj se është e mirë për të bërë publicitet.

Luca Chianca: Talenti do të regjistrohet në Londer, shihet në Tv italiane dhe e vërteta është që do të regjistrohet në studiot e Tiranës, në Shqipëri.

Milena Gabanelli në studio

Fatkeqësisht javën e kaluar skuadra e talenteve u tërhoq. Sot Shqipëria tërheq shumë sipërmarrës italianë, jo vetëm për koston e ulët të punës, por edhe për politikat fiskale. Janë gati 400 sipërmarrje italiane që prodhojnë dhe shesin këtu, me problemet e paevitueshme të konkurrencës në kushte jo të barabarta. Ndërmjet sipërmarrësve italianë, që kanë shkuar atje në Shqipëri, është edhe rasti i parë i daljes së një TV.

Luca Chianca

Shqipëria është një nga vendet e pakta në botë që gjithçka të bën të mendosh për Italinë. Para 15 vitesh shqiptarët morën detin drejt brigjeve tona; sot, është më e lehtë që italianët të shkojnë në Shqipëri. Jashtë Tiranës shihen vetëm kantiere.

Gjithçka në ndërtim?

Nicola Nanut – Arkitekt: Eh, po

Luca Chianca: Ajo që nuk po ndodh më në Itali?

Nicola Nanut : Ndoshta. Për këtë arsye jemi këtu.

Luca Chianca: Pse duhet të vijnë sipërmarrësit të transferohen këtu sikurse ke bërë ti?

N icola Nanut: Avantazh është: një taksë që nuk i kalon të 15%.

Maurizio Cantalini – restaurator

Kam ardhur në vendin e Shqiponjave, pas tërmetit. Kisha një restorant të bukur në qendrën historike, por që u shkatërrua nga tërmeti. Le të themi që ndihmat që prisja atje jam  duke i pritur akoma.

Luca Chianca: Pra vendose për të bërë rrugën deri këtu.

Maurizio Cantalini: Tirana është qytet gjithë jetë. Stafi ka pagesa minimale. Një nënpunës kushton rreth 200 euro.

Luca Chianca

Në drejtim të Shqipërisë është ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, një artist.

Edi Rama nga Këshilli i Ministrave:

Një përqafim të gjithëve nga Këshilli i minsitrave (video selfie). Ne besojme që Shqipëria e sotme ka gjithçka që e kërkojnë më kot në Italinë e sotme.

Luca Chianca:  Këtu kosto e punës është e ulët, sindikatat janë shumë pak.

Edi Rama, kryeministër: Kostoja e punës është e ulët për standardin e italianëve dhe sindikatat nuk ekzistojnë.

Luca Chianca

Carlo Bollino është një gazetar italian që e njeh shumë mirë vendin. Ka ardhur pak pasi ra regjimi komunist, dhe vendosi të qendrojë këtu.

Ndërmjet të tjerave, ti në ndryshim nga shumë italianë të tjerë, ke mësuar gjuhën.

Carlo Bollino – Editor A1 Report

Po, po. Nëse nuk do të flisja shqip, nuk mund të kuptoja se çfarë duhej transmetuar.

Luca Chianca:

Sot Bollino drejton një grup mediatik të përbërë nga televizioni me lajme A1Repo5rt dhe një gazetë në gjuhën shqipe.

Carlo Bollino: Në harkun kohor të dy viteve arritëm të realizojmë një mrekulli që ndoshta në Itali nuk do të ishte e mundur.

Luca Chianca:

Mjafton të bësh një xhiro për të kuptuar sesa shumë kanale televizive janë në Shqipëri. Ka një minoritet grek. Përveç TV ka më shumë se 30 gazeta kombëtare në një vend që ka më pak se 3 milionë banorë. Eshtë një treg që funksionon apo jo?

Carlo Bollino:

Jo, nuk funksionon në realitet. Sepse, pjesa më e madhe e këtyre mediave janë në deficit.

Luca Chianca: Ah, ja pra...

Carlo Bollino: Sepse, shumë, shumë prej tyre, përdorin mediat që kanë si instrumenta për të mbrojtur investimet që nuk kanë asgjë të bëjnë me median.

Luca Chianca

Në 2013 u hap Agon Channel nga Francesco Becchetti. Dhe në fund të 2014 lindi versioni për tv italian.

Prezantuesi në Agon Channel

Mirëmbrëma president, si shkojnë gjërat?

Francecso Becchetti: Mirë, shumë mirë e kemi thënë se do tia dilnim: që do të lanconim një televizion të ri.

Prezantuesi i Agon:

Për ata që nuk e kanë besuar, çfarë mund të themi president?

Francesco Becchetti:

Që në të ardhmen është më mirë të besojmë te ata që kanë propozime të qenësishme.

Prezantuesi: Dhe nuk ka rrisk në raste të tilla?

Francesco Becchetti: Nuk është rrisk: me ne, asnjëherë nuk ka rrisk, ka siguri.

Luca Chianca:

Eshtë Becchetti për projektin e ri ka një politikë të gjerë rekrutimesh.

Gazetari:

Sa është investimi në Agon Channel?

Francecso Becchetti: Sot, janë thuajse 40 milionë euro, pa asnjë detyrim me bankat.

Simona Ventura:

Duhet të kemi një duartrokitije, sipas meje. Sepse është shumë e bukur kjo gjë, nuk jemi mësuar më këtë, ja pra.

Francesco Beccheti:

Kështu mendoj dhe unë.

Simona Ventura:

Edhe për ty, edhe për ty mbi të gjitha sepse je shumë kurajoz.

Luca Chianca: Nëse nuk i ke marrë paratë nga bankat, nga vijnë paratë e Becchettit?

Milena Gabanelli në studio:

Sepse për të bërë një kanal televiziv me yjet e mëdhenj duhen ca para. Pra jemi në Shqipëri, sektori më interesant është ai energjitik sepse këtu ka shumë ujë. Dhe pikërisht aty filloi biznesi i sipërmarrësit italian Becchetti që më pas u drejtua drejt Tv duke lancuar një kanal që nga Tirana transmeton në gjuhën italiane. Por TV nuk është se e bën kështu, duhet mbështetje. Pra kush është sipërmarrësi Becchetti?

Luca Chianca

Xhaxhai i Becchettit është Manlio Cerroni, burri që për 30 vjet ka drejtuar Malagrottan në Romë dhe që sot është i pandehur në procesin e përpunimit të mbeturinave në Lazio. Në 1997, Cerroni financon Piaggio Roma të volejbollit dhe nipi Becchetti e drejton me sukses duke fituar në vitin jubile. Mbërriti në Shqipëri në vitet ’90, dhe përpara se të bënte TV, u mor me energjinë.

Francesco Beccheti:

Unë punoj që kur isha 18 vjeç. Jam marrë me ndërtime në Itali, kam bërë ndërtime jashtë, kam bërë punë hidraulike të rëndësishme në botë, po realizoj një digë të lartë me standarte evropiane në Shqipëri. Dhe nga ky aktivitet, me një impenjim 22 orë në ditë për 365 ditë veç fundvitit dhe pushimeve, pikërisht nga kjo vijnë rezultatet që kemi sot në këto investime.

Luca Chianca:

Kalivaç, është 200 km në jug të Tiranës. Në këtë zonë është një ndër hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë. Në vend gjejmë kryetarin e bashkisë, disa punëtorë dhe një kameraman, që nga ai moment më ndjek pa m’u shqitur. I kujt është televizioni?

Kameramani:

Nuk punoj për askënd.

Luca Chianca:

Po kush je?

Kamerameni:

Jam këtu për punët e mia. Për kënaqësinë time.

Luca Chianca:

Mund të filmosh. Doja të dija vetëm se për kë punoje. A mund të përgjighesh? Dua të di për kë punon: nëse punon për Agon Channel.

Kameramani:

Jo.

Luca Chianca:

Nuk punon për Agon Channel?

Kameramani:

Jo.

Luca Chianca: Hyjmë në kantierin qëndror. Që kur është kështu situata? E pezulluar?

Astrit Dervishi- Kryetar bashkie në Kalivaç

Ka 3 vjet që nuk punohet më...Ka një vit që nuk punohet fare.

Luca Chianca:

The më parë 3 vjet apo një vit?

Astrit Dervishi – kryetari i bashkisë Kalivaç

Ka një vit që nuk punohet fare fare.

Luca Chianca:

Që kur nuk punohet këtu?

Roja:

Ka rreth 4-6 muaj që kur erdhi qeveria e re.

Luca Chianca:

Duke lexuar letrat e Agjencisë së Burimeve Natyrore që ka bërë inspektime rreth një vit më parë, punimet kanë ndaluar në 2011. Këtu është gjithçka e braktisur. Eshtë vetëm roja?

Një burrë:

Ishim të lumtur kur punohej. Kishte jetë. Tani ka vdekur gjithçka.

Kemi punuar dhe nuk kemi marrë as rrogat. Duam ta dimë kush e ka fajin: Becchetti apo qeveria?

Luca Chianca:

Ti ke punuar këtu. Sa para ke akoma për të marrë?

Burri:

Shoqëria ime duhet të marrë afro 600 mijë euro.

Luca Chianca:

Në fakt sipas Becchettit,600 mijë eurot nuk janë dhënë sepse shoqëria nuk i ka përfunduar punimet. Sipërmarrësi roman e ka marrë koncensionin në 1997 me shoqërinë Beg me të cilin është ortak edhe xhaxhai Cerroni. Një investim prej 160 milionë dollarësh n ë të cilin është edhe Enel, që në fakt vendosi të tërhiqet. Fillon historia e ferrit gjyqësor ndërmjet Enel dhe Becchetti. Në lojë janë 400 milionë euro. Duke kaluar vitet, për centralin ska asnjë gjurmë, por Becchetti mendon rinovimin e koncesionit, duke kaluar një tjetër shoqëri Hydro srl, dhe me një partner të ri, Deutsche Bank. Fillojnë punimet, por pak më vonë Deutsche e braktis projektin dhe fillojnë sërish proceset.

Luca Chianca

Kush është arsyeja e bllokimit të punimeve?

Damian Gjiknuri – ministër i Energjitikës dhe Industrisë:

Jemi duke hetuar por ndoshta ka qenë fakti se nuk kanë qenë të aftë të gjejnë paratë që është detyrë e cdo investitori.

Luca Chianca:

Çfarë ka ndodhur realisht mbi Becchettin dhe Deutsche nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet. Ajo që është e qartë është se në fund Deutsche vendos të tërhiqet për 159 milionë euro. Në bilancin e 2013 të bankës gjermane nuk ka ndonjë gjurmë të kësaj çështjeje: në sfond përmendet një letër informuese që në fakt nuk e ka shumën e paguar nga Becchetti. Deutsche na tha se termat e kontratës janë konfidencialë. Flasim me një burim që thotë se e njeh gjithë çështjen.

Telefonata

Shuma e 159 milionëve është importi i transaksionit. E njihja planin ekonomik e financiar të investimit dhe nuk i jepte këtë rezultat. Ai me këtë çështje ka fituar më shumë sesa po të bënte digën. Nëse e mendon, është një mjeshtër.

Luca Chianca

Deutsche i jep paratë Becchettit. Po pse atje është e pezulluar gjithçka dhe nuk rinisin punimet?

Damian Gjiknuri – ministër

Kjo është një pyetje që duhet ti bëhet Becchettit. Tani televizioni i Becchettit do të më godasë përditë.

Luca Chianca:

Tani ai ka bërë televizionin e vet.

Damian Gjiknuri – ministër

Po, po, dhe çdo ditë atakon qeverinë. Sepse përdor televizionin për të mbrojtur projektet e veta.

Luca Chianca

Në 2004 Becchetti kishte provuar me xhaxhain e tij të bënte biznes me mbetjet në Shqipërisë. Dhe sipas kronikave kontrata prej 180 milionë eurosh ishte firmosur.

Në fakt për 10 vite mbeti gjithçka pezull, dhe me ardhjen e qeverisë së re, ndryshoi ligji dhe gjithçka u hodh në erë.

Luca Chianca

Sot në Shqipëri është e ndaluar të importosh mbetje nga jashtë?

Edi Rama- kryeministër:

Mbetjet që vijnë me blloqe të mëdha ku ka çdo gjë tek ato.

Luca Chianca:

Sot Becchetti, lexova gazetat këtu, duket se ka hedhur në gjyq Republikën e Shqipërisë si për ceshtjen e mbetjeve, si për atë të Kalivaçit.

Edi Rama- kryeministër:

Fatkeqësisht, me trishtim, kjo është e vërtetë edhe pse në të dy rastet flitet për pretenca të montuara juridikisht, por pa baza.

Luca Chianca

Shoqëritë e grupit Becchetti kanë dy arbitra ndërkombëtarë. Kush e di se do të arrijnë të cojnë në shtëpi të ardhura milionere sic ka bërë me Deutsche Bank. Njëri nga ata që e di sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri është Adolfo Urso, që për 7 vjet ka qenë zv.ministër për tregtinë e jashtme në dy qeveritë e Berluskonit. Sot presindent i grupit Fare Futuro.

Adolfo Urso – ish zv.ministër

E njoh sigurisht dhe kam njohur të gjithë liderët shqiptarë që janë  alternuar në qeveri nga vendasit.

Luca Chianca:

Sot Urso, së bashku me djalin Pietro dhe sekretarin e fondacionit ka një shoqëri konsulence që asiston bizneset italiane jashtë.

Kjo falë kontakteve të tij që i ka bërë kur ishte zv.ministër apo jo?

Adolfo Urso:

Njohjet janë të rëndësishme, por ajo që ka më shumë rëndësi është eksperienca.

Luca Chianca:

Ju bëni lidhjet e thjeshta, i vini në kontakt sipërmarrjet italiane në vende të ndryshme.

Adolfo Urso

Vazhdoj të them se kontaktet dhe raportet janë dytësore.

Luca Chianca:

Francesco Becchettin e njeh?

Adolfo Urso:

Sigurisht që e njoh.

Luca Chianca:

Cfarë raportesh keni me të?

Adolfo Urso:

Të shkëlqyera

Luca Chianca:

Të shkëlqyera?

Adolfo Urso:

Të shkëlqyera sigurisht.

Luca Chianca:

Edhe djali juaj tani punon afër...

Adolfo Urso:

Punon djali im, te Agon Channel në Tiranë.

Luca Chianca:

Eshtë djali i Ursos këtu?

Giancarlo Padovan – drejtor lajmesh në Agon Channel

Po.

Luca Chianca:

Urso është në raporte shumë të mira me Becchettin apo jo?

Giancarlo Padovan:

Nuk e di, mendoj se po. Por djali i Ursos nëse nuk do të ishte një gazetar i mirë, nuk do të ishte këtu.

Luca Chianca:

Ju po më thoni: kam raporte të mira të shkëlqyera me të gjitha establishmentet lokale shqiptare. Një imprenditor italian mund ti jetë i dobishëm roli i Ursos për të lëvizur me interesat e tij.

Adolfo Urso:

Për të bërë këtë kam ngritur një shoqëri.

Luca Chianca:

Pra ju punoni edhe me të.

Adolfo Urso:

Unë punoj edhe në Shqipëri.

Luca Chianca:

Eh. Po me Becchettin punon?

Adolfo Urso:

Unë punoj edhe në Shqipëri.

LUCA CHIANCA

Eh. Po punon me Becchettin apo jo?

ADOLFO URSO

Punoj edhe në Shqipëri po të them. Kam qenë edhe kohët e fundit. Kam pritur edhe eksponentë të parlamentit shqiptar këtu sepse po punoj edhe në sektor të tjerë.

LUCA CHIANCA

Pra punon edhe për Becchettin...

ADOLFO URSO

Punoj në Shqipëri.

LUCA CHIANCA

Them...punon edhe me Becchetin në Shqipëri?

ADOLFO URSO

Jam një person kaq i hapur sa po të përgjigjem. Mos përfito nga transparenca ime sepse është tepër.

LUCA CHIANCA

E thotë Becchetti: është konsulent, nuk e dimë se për cfarë, për aktivitetet në Ballkan. Në fakt në Romë, në këtë pallat në Piazza di Spagna, është zyra e pjesës më të madhe të shoqërisë së grupit. Mes të cilave edhe Pyroltech një shoqeri që duhet të merret me energjinë, por që nuk ka punuar kurrë. Në zyrë veç Francseco Becchettit dhe mamasë Liliana Condomitti, gjejmë Riccardo Mancini, ish i besuari i Gianni Alemanno, i arrestuar për tangente dhe i hetuar edhe në hetimin e Mafies Kapitale.

LUCA CHIANCA

Më shumë sesa për grupin Becchetti, pra për Francesco Becchettin, mund të flitet për të emën: për zonjën Liliana Condomitti.

GIANCARLO PADOVAN – Drejtor lajmesh në Agon Channel

E njoh zonjën …

LUCA CHIANCA

Sepse e ndjek shumë apo jo?

GIANCARLO PADOVAN – Drejtor i neës në Agon

E ndjek. Eshtë një prezencë e rëndësishme mendoj, madje e heq edhe fjalën besoj, është sigurisht një prezencë e rëndësishme.

LUCA CHIANCA

Po, sepse edhe ajo është bredna strukturës së shoqërisë.

Giancarlo Padovani

Nuk e di nëse është brenda strukturës. Sigurisht është një person...mund të them që dëgjohet më shumë. Imagjinoj se mund të them se dëgjohet.

LILIANA CONDOMITTI – Mamaja dhe ortakja e Becchettit

Me Francescon themi se ka pasur gjithmonë një ndjenjë sepse shohim gjërat në të njëjtën mënyrë, kemi të njëjta gusto. Arrijmë në gjykime të përbashkëta, për gjerat. Por edhe ndeshemi fort sepse kemi dy karaktere të fortë...pastaj me Franceskon nuk është e thjeshtë! Me karakterin e fortë që ka nuk është e lehtë me të, më respekton si nënë por duke punuar gjithmonë bashkë, ai bëhet koleg, një asistent.

LUCA CHIANCA

Eshtë më shumë se asistent, duke parë që në Angli zonja Condomitti ka maxhorancën e shoqërisë që bleu skuadrën e futbollit. Eshtë 15 mars dhe Leyton Orient, pret në shtëpi të fundit në klasifikim. Ndeshje për të mos u humbur. Dhe pronari i ri italian nuk mund të mungojë.

LUCA CHIANCA

Do të vijë Becchetti?

Burri

Po mbërrin. Nuk e di se kur, por do të vijë.

Luca Chianca:

Ai ka një Bentley?

Burri:

Po.

LUCA CHIANCA

Cfarë ngjyre?

Burri

Të zeze opakte.

LUCA CHIANCA

Ja, ja Beccheti, Chianca për Report. Pse nuk ndaloni një moment. Eshtë ai?

Burri:

Po, ishte ai. Ishte makina e tij.

LUCA CHIANCA

Nuk e pamë më, madje as në tribunë. Por prezenca jonë, solli fat. Orienti fitoi tre me zero.

Burri

Brilantë, absolutisht brilant.

Burri 1:

Tre me zero.

LUCA CHIANCA

L’orient luan në serinë e tretë në kampionatin anglez, në Londër. Vitin e kaluar humbi në finale për tu ngjitur një kategori dhe në korrik, Becchetti merr maxhorancën e klubit. Shpenzoi 7 milionë stërlina. Për stërvitje, një tjetër njohje e futbollit italian. Fabio Liverani. Por javën e kaluar, skuadra u largua.

Burri:

Që kur erdhën drejtuesit italianë, ka shkuar si mos më keq.

Tom Davies – The Guardian

Njerëzit nuk e njohin Becchettin dhe tani tifozët duan përgjigje sa i përket projektit të tij. Asnjë nuk e di se nga vijnë paratë, e vetmja gjë që ka thënë që kur erdhi është se do të investojë në skuadër dhe të vijë të jetojë me familjen në Londër.

LUCA CHIANCA

Dhe është Londra ku është transferuar në lagjen Mayfair.

ANTONIO CAPRARICA – Ish drejtor në Agon Channel

Në një shtëpi të bukur që është ndërtuar mbi imazhet e një nga pub-eve më antike të Londrës, një pub historik. Janë ato që në Londër quhen si shtëpitë ajsberg.

In una casa bellissima che è stata costruita si immagini sui resti di uno dei più antichi

pub di Londra, di un pub storico. È quelle che a Londra chiamano iceberg houses.

LUCA CHIANCA

Që do të thotë?

ANTONIO CAPRARICA – Ish drejtor AGON CHANNEL

Sepse pjesa më e madhe e shtëpisë është nën tokë. Besoj që në rastin e Becchetit kemi gërmuar tre apo dicka e tillë me pishinë, gjimnastikë, zyrë mediatike, dhe sipër janë tre kate të tjera.

LUCA CHIANCA

Një shtëpi me të gjitha konfortet që në fund të vitit ishte dhe si publicitet në të gjitha revistat e këtij sektori. Beccheti e ka blerë për afro 19 milionë stërlinash rreth 26 milionë eurove dhe e ka quajtur Red Lion House, një shoqëri ofshore me seli në ishullin Guernsey. Për të bërë praktikën u përfshi studio ligjore Maisto e Londrës, në personin e Luca Formica, pra drejtor gjeneral i Leyton Orient Holdings, të Francesco Becchetti dhe Liliana Condomittit. Shoqëria me të cilën nëna dhe djali kanë blerë skuadrën e futbollit.

MILENA GABANELLI në studio

Kjo shoqëri u vendos në ishullin e kanalit për arsye të të qenurit të rezervuar, na kanë shkruar.

Atëherë, duke u marrë me familjen Becchetti, shohim një arkipelag të shoqërisë, por ajo që është me vlerës i në të gjithë familjet është mamaja me Construzioni srl që kontrollon Agonset Regno Unito, 40% të Agonset Albania dhe 90% të Agonset Italia. Brenda Agonset Italia gjejmë Hydro S.r.l., që është shoqëria që duhet të ndërtonte centralin hidroenergjetik për të cilin ende nuk ka formë, por është kasafortë sepse ka brenda 159 milionë eurot që janë futur nga transaksioni me Deutche Bank, dhe me këto para filloi aventura e tij televizive. Po i kujt është Hidro? Hydro është e Beg, dhe brenda Beg është gjithë familja Becchetti, nëna, babai, djali dhe xhaxhai Manlio Cerroni, mbreti i mbeturinave në Lazio.

Sdot prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e pastrimit të parave janë duke hetuar për origjinën e parave. Becchetti do të mbrohet, në fakt ai banon në Londër dhe biznesi i tij sot është ai i TV, që ka bindur shumë gazetarë. I pari që zbarkoi në Shqipëri ishte Alessio Vinci.

Alessio Vinci – ish drejtor editorial në Agon Channel

Objektivi ishte ai i ndërtimit të një kanali televiziv që duhet të ngjasonte me kanalet televizive që janë në Itali.

LUCA CHIANCA

Ndërmjet programeve të para për kanalin shqiptar, ishte ky program që ishte identik me programin e Fazio.

ALESSIO VINCI – Ish drejtor editorial në Agon Channel

Unë them i ngjashëm. Ishte një provokim i qartë. Ne donim të provonim që në Shqipëri mund të bëhen programe pothuaj njëlloj me ato italiane, duke shpenzuar më pak. Nëse sheh...

LUCA CHIANCA

Sa kushtonte ai program?

ALESSIO VINCI – ish drejtor editorial Agon

Pak mijë euro. Ndoshta më shumë se 100 mijë euro programi i Fazio.

LUCA CHIANCA

Lindin kështu të tjera programe të ngjashme me ato italiane, por edhe formate të rinj si “Veni, Vidi, Vinci” dhe “Americano”, një talent mbi gazetarinë me kosto inferiore. Dhe kështu në pak kohë fillohet të mendohet edhe për një kanal italian, që prodhohet i gjithi në Shqipëri.

LUCA CHIANCA

Pastaj vendose të ikësh?

ALESSIO VINCI – ish drejtor editorial i Agon

Le të themi se u ndërgjegjësova që kanali që ai donte të bënte, që kishte në mendje, nuk ishte kanali që unë mendoja se mund të bëhej. Nga njëra anë vinin të investoheshin shumë burime për fishekzjarre dhe nuk investoheshin sipas meje, kohë dhe para në atë që do të ishte struktura operative e televizionit. Ai më kishte premtuar se do të kishte pothuajse 30 vetë në Itali. Pas një muaj pune, ata 30 ishin bërë 0.

LUCA CHIANCA

Edhe pse Vinci ikën, Becchetti hap në një kohë të shkurtër Agon

Channel Italia. Sonila Meço, gazetare, është një nga më të njohurat në TV.

SONILA MECO – gazetare e drejtuese e Agon

Ky është Agon Channel.

LUCA CHIANCA

Këtu është televizioni shqiptar?

Sonila Meço – gazetare e drejtuese e Agon

Shqiptari, aty televizioni italian. E kemi hequr detin mes Italisë dhe Shqipërisë dhe tani është vetëm kati i parë e kati i dytë.

LUCA CHIANCA

Caprarica,  që ka punuar në Rai për 27 vite, bëhet drejtor lajmesh në Agon Channel Italia. Historia fillon verën e kaluar, klur në fakt merr një telefonatë nga Becchetti.

ANTONIO CAPRARICA – Ish drejtor i lajmeve AGON CHANNEL

“Do ishe kundër të vije nesër në Tiranë”? “them, nesër në Tiranë. Duhet të shkoj në Romë të marr një avion...Jo, realisht. Jam me pushime”. Ai thotë: “jo, jo, mos u shqetëso. Të dërgoj avionin tim”. “Po, i them, ku do ma dërgosh”. Unë isha me pushime në Santa Maria di Leuca them “këtu nuk ka aeroport”. “Mos u shqetëso: e dërgoj në aeroportin më të afërt, në Brindizi”. Dhe kështu ndodhi. Dhe të nesërmend në mëngjes, si një star hollivudian, zbres me një avion privat që ma kishte dërguar doktor Becchetti. Kam udhëtuar siç udhëtojnë të pasurit dhe mendova se kisha gjetur një editor të pasur, pra ai që duhet për të bërë një televizion.

LUCA CHIANCA

Giancarlo Padovan, ish drejtor i gjithë këtij sporti dhe një ndër të parë që zbriti në Tiranë dhe që në fund do të zëvendësojë Caprarica në drejtimin e lajmeve.

GIANCARLO PADOVAN – Drejtor AGON CHANNEL

Për mua është shumë e rëndësishme që një editor të më sigurijë lirinë. I qartë se shpesh nuk vijnë këto gjëra. Sepse unë kam punuar te Repubblica, kam punuar te Corriere della Sera, kam punuar në Tutto Sport si drejtor, dhe nuk të jepet kjo liri.

LUCA CHIANCA

Këtu po. Pra ke lirinë më të madhe

GIANCARLO PADOVAN – drejtor AGON CHANNEL

Për mua po.

LUCA CHIANCA

Pra duhet të vish në Shqipëri për të qenë të lirë të bësh gazetarin?

GIANCARLO PADOVAN – drejtor AGON CHANNEL

Unë duhet të vija në Shqipëri, po. Duhet të vija në Shqipëri sepse editorët italianë nuk më donin më dhe them se editorët italianë janë të lidhur. Po.

Veronica Maya – drejtuese Agon Channel

Pavarësisht gjithë gjërave që janë thënë: toples, largimi nga Rai – asgjë nuk është e vërtetë.

LUCA CHIANCA

Pra të vije këtu nuk ishte nëj improvizim?

Veronica Maya – drejtuese Agon Channel

Jo, jo. Për mua ishte një mundësi e madhe pune. Për mua Agon është një TV si gjithë të tjerët. Mbërrita sepse Becchetti më bëri një propozim që nuk mund ti thosha jo.

LUCA CHIANCA

TV e Becchetit që në fillim, punton mbi reality show dhe lojrat.

ANTONIO MEZZANCELLA – ish drejtues AGON CHANNEL

Themeluesi, ai që në fakt ka ideuar shumë lojra, është Pupo që përshëndesim. Tani me siguri do të jetë në Moskë. Ai ka filluar “Një këngë për njëqind mijë”. Ik, ik Pupo.

LUCA CHIANCA

Po pas entuziazmit të fillimit, 15 ditë pas inaugurimit të TV fillojnë defektet e para.

ANTONIO CAPRARICA – ish drejtor lajmesh AGON CHANNEL

Sapo mbërrita në Tiranë, tre ditë pasi vura këmbët, fillova ti coja letra editorit tim duke i thënë se nuk kishim njerëzit, si do ta përballonim këtë situatë? Po gjëja më e cuditshme ndodhi pasditen e datës 12: Becchetti na merr në telefon për të komunikuar se – ishte e premte – se të hënën 15, do të dilte në transmetim në mëngjes, talenti i ri. Një talent i ri? Me cfarë? “Epo, tre nga djemte e tu dhe redaktorët e tu do të jenë gjyqtarë në program”. Po si ti bëjmë lajmet? Po tani, rezultati...

Dhe për këtë u zumë, patëm shkëmbime email dhe më pas pronari sqaronte se, ja kështu, dhe se pronar ishte ai. “Kur mendoj se kam nevojë për gazetarë që unë i mendoj të arsyeshëm ti marr për të drejtuar programet, atëherë bëhet”. Dhe unë që i them: “Në rregull, por këta të rinj nuk mund të punojnë...që tani punojnë 12 orë në ditë...”. Pra, njëri ishte ndjerë keq ditën e parë, ai që duhet të drejtonte këtë talent. Përgjigja: “nuk mendoj se pricipi që punohet 12 orë ndonjëri duhet të ndihet keq. Unë punoj 20 orë në ditë që prej 30 vitesh”/

LUCA CHIANCA

Becchetti, pas deklaratave të Caprarisa, jep një intervistë në Malcom Pagani të Il Fatto Quotidiano duke thënë se nuk e dinte se i quanin Capraricca. Dhe i referohet benefiteve që ish drejtori kishte kërkuar për të ardhur në Shqipëri, duke përfshirë dhe pandoflat.

ANTONIO CAPRARICA – ish drejtor lajmesh AGON CHANNEL

Vulgare batuta mbi Capraricca. Secili ka stilin e vet. Në mënyrë evidente...

LUCA CHIANCA

Që ti doje Ipad, a të ngroh...

ANTONIO CAPRARICA – ish drejtor AGON CHANNEL

Eh po, padyshim: Ipad është një gjë luksi e tmershme.

LUCA CHIANCA

Simite të ngrohta dhe pandoflat poshtë shtratit?

ANTONIO CAPRARICA – EX DIRETTORE NEËS AGON CHANNEL

Po, pandofla nuk kishte dhe mora të miat. Për fat nuk përdor ato që janë përdorur nga të tjerë.

LUCA CHIANCA

Ndërmjet akuzave të tjera është ajo se keni punuar në kontenier. Kjo gjithmonë...

ANTONIO CAPRARICA – EX DIRETTORE NEWS AGON CHANNEL

Sallat e montazhit janë në kontenier...

LUCA CHIANCA

Pra shkojmë atje ku del edhe prodhimi...

GIANCARLO PADOVAN – DIRETTORE NEWS AGON CHANNEL

Montazhi

LUCA CHIANCA

Montazhi, ja pra

GIANCARLO PADOVAN – drejtor lajmesh AGON CHANNEL

Kemi vetëm këto salla montazhi: këto janë sallat e montazhit të ndihmës, në perspektivë që të spostohemi në një ambient më të madh. Këtu ka një tjetër sallë...a mundem? Pra më duhet të them se kjo është një zgjidhje provizore për një projekt që do të ketë një zhvillim në muajt në vazhdim, jo në vitet në vazhdim.

LUCA CHIANCA

Agon Channel transmeton në kanalin 33, i blerë nga Becchetti me procedurën e renë dakord me Alphabet, me një konsorcium të kontrolluar 70% nga Interattiva di Ilaria Sbressa dhe që ka falimentuar dy vite më parë. E reja është në faktin se kanali transmeton në Itali, por prodhon gjithë programet në Shqipëri.

LUCA CHIANCA

Cdo të thotë të prodhosh në Tiranë?

SIMONA VENTURA

Sigurisht do të thotë me kosto më të ulta dhe mund të kesh më shumë buxhet për programet për të bërë programe të mira.

LUCA CHIANCA

Operatorët? Kameramanët?

ALESSIO VINCI – ish drejtor AGON CHANNEL

Operatori mund të kushtojë 400, 500 euro në muaj. Kështu operatori që më ndiqte mua kushtonte 500 euro në muaj.

LUCA CHIANCA

Montazhieri?

ALESSIO VINCI – Ish drejtor AGON CHANNEL

Montazhieri ndoshta merrte 350 euro në muaj?

BECCHETTI

Sot ka sens dhe mund të funksionojë një televizion që ka dhe mund të bëjë konkurrencë me një televizion që ka 4-600 punonjës të rinj e që kanë dëshirë për punë. Tanët, kur janë në Tiranë, kur presin miqtë thonë “televizioni ynë”, jo televizioni. Ky është shpirti i një televizioni fitues dhe në Shqipërinë e sotme mund të bësh një projekt kështu dhe ta bësh të qëndrueshëm.

Gazetarja:

Kushton më pak?

FRANCESCO BECCHETTI

Jo, nuk kushton më pak. Ndoshta pak më pak, por i bën të lumtur.

ALESSIO VINCI – ish drejtor AGON CHANNEL

Ajo që kursen është shumë: nëse ti i paguan 10 një drejtuesi që në itali ndoshta merr 8 por që pastaj për ta vënë në punë atë drejtues, për të vënë në punë makinën operative, ajo makinë operative të kushton 5 në vend të 50, kështu që nuk harxhin shumë.

Carlo Bollino – Editor A1 Report

Sensi është se duhet të arrish të kursesh mbi disa kuota të prodhimit televiziv dhe nga ana tjetër të marrësh të ardhura nga tarifat italiane, sepse publiciteti që Agon Channel mund të marrë, Agon Channel Iralia, i merr në tregun italian me tarifat e plota. Tani, nëse e arrin këtë, kjo varet nga audienca.

LUCA CHIANCA

Sa është shikueshmëria e kanalit?

ALESSIO VINCI – ish drejtor AGON CHANNEL

Nuk e di por të garantoj se nëse do të ishte diku te 1 përqind, do ta kishim marrë vesh.

MILENA GABANELLI në studio

Epo mirë le ti japim kohë, ndoshta dhe një dorë duke parë që Luca jonë është ndjekur dhe filmuar në të gjitha lëvizjet e tij. Ndoshta arrijnë të bëjnë një spy story. Zoti Becchetti nuk pranoi të flasë me ne, megjithatë shkruan si vijon: Dua të sjell në vemendjen tuaj se nga sa kemi dijeni rezulton se trupa juaj kur ka vizituar centralin e Kalivacit, atë që nuk ka gjurmë akoma pas 18 vitesh është shoqëruar nga një prej nënpunësve që më ka kërcënuar me vdekje, mua, familjen time, menaxhertët e mi dhe nga zoti Platon Bilaj, një person i arrestuar për narkotrafik në Itali. Atëherë ky subjekt është totalisht i panjohur për Lukën tonë të shkretë që ndoshta është materializuar pas ndonjë skene që në mënyrë evidente është vënë re nga zoti Becchetti.

Sa i përket kërcënimeve, sapo kemi marrë këtë letër, jemi informuar dhe na rezulton që gjyqtari ka kërkuar arkivimin e saj sepse kërcënimet nuk ekzistojnë. Mirë, tani të vazhdojmë të pastrojmë planetin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Komisariati Dixhital", ikën energjia elektrike, Ramës i ndërpritet fjala
Sherr mes mësueses dhe drejtoreshës në Bulqizë, prangoset mësuesja »
Article Logic
Execution time: 0.022429943084717
array(1) { ["section"]=> string(88) "hetim-mbi-becchettin-agon-e-kalivac-dhe-nje-minister-shqiptar-ai-na-kercenon-me-tv-11039" }