Hetimet: 1 ton drogë në Berat dyshohet se do përdorej për vaj hashashi

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 24-03-2017 Hetimet: 1 ton drogë në Berat dyshohet se do përdorej për vaj hashashi

Lënda narkotike e sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia në fshatin Lapan të Beratit, dyshohet se mund të ishte duke u përgatitur për të prodhuar vaj hashashi.

Ky është një nga dyshimet e hetuesve të Drejtorisë së Policisë Vendore, në lidhje me rreth 1 ton kanabisi të gjetur në një magazinë në fshatin Lapan. Burimet thonë se nga kontrolli i të gjithë magazinës, janë gjetur vetëm mbetje kanabisi që mund të kenë mbetur më parë nga përpunimi.

Hetuesit nga vendi i ngjarjes, thanë se nuk ka pasur boçe që mund të ishin për t’u përpunuar. Një dyshim tjetër i hetuesve është se sasia e mbetjeve të lëndës narkotike mund të ketë mbetur në këto magazina nga poseduesit e tyre.

Këta të fundit pasi mund ta kenë përpunuar lëndën narkotike, mbetjet kanë pritur t’i asgjësojnë, por se nuk kanë pasur mundësi. Në këto rrethana ata i kanë magazinuar ato deri në një moment tjetër. Burime nga policia e Beratit, thanë për televizionin Klan se nga informacionet e marra, dyshohet se mbetjet e gjetura, mund të jenë magazinuar në këtë objekt rreth 10 ditë më parë.

Kjo pasi objekti dhe zona ishin kontrolluar nga policia më parë dhe mbetjet nuk ishin konstatuar. Një ditë më parë, prokuroria e Krimeve të rënda në bashkëpunim me policinë lokale kryen një aksion duke bllokuar lëndën narkotike.

Ajo dyshohet se i përket një grupi kriminal për të cilin prokuroria kishte nisur hetimin disa muaj më parë dhe hetimet ende vijojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmante: Shqiptarët po helmojnë shqiponjat, ja si i vrasin në Labëri (Video)
Prokuroria nis zyrtarisht hetimet për aparaturën e çuditshme të zbuluar në valixhen e Izrealitit »
Article Logic
Execution time: 0.010923147201538
array(1) { ["section"]=> string(75) "hetimet-1-ton-droge-ne-berat-dyshohet-se-do-perdorej-per-vaj-hashashi-73024" }