Hetimet e Kongresit për shkarkim nuk 'ndalin' Trump, Presidenti i kërkon Ukrainës dhe Kinës të hetojnë Joe Biden dhe djalin e tij

Publikuar tek: bota, më 19:13 03-10-2019 Hetimet e Kongresit për shkarkim nuk 'ndalin' Trump, Presidenti i kërkon Ukrainës dhe Kinës të hetojnë Joe Biden dhe djalin e tij Hunter dhe Joe Biden

Presidenti i SHBA Donald Trump u ka bërë thirrje publikisht Ukrainës dhe Kinës që të hetojnë Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.

"Kina duhet të fillojë një hetim mbi Bidens", tha Trump, duke iu referuar biznesit të Biden Jr atje, ndërsa më herët i ka bërë "presion" Ukrainës që të hetonte veprimtarinë e Hunter Biden në Kiev. Ish-zv.Presidenti Joe Biden është kandidati favorit demokrat në garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndaj dhe fushata e Trump është përqëndruar te ai. Për sulmet e presidentit ndaj Biden demokratët kanë nisur hetimet për shkarkimin e tij, raporton newsbomb.al.

Më herët, Trump i kërkoi homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky të hetonte veprimtarinë e djalit të Joe Biden, Hunter, atje. Madje, Trump dushohet e i ka bërë "presion" Zelenskyt që të hetonte djalin e Biden ose nuk do të merrte ndihmën ushtarake amerikane prej më shumë se 400 milionë dollarë, raporton newsbomb.al. Por sipas presidentit të SHBA, ai nuk ka bërë asgjë të keqe dhe hetimi i demokratëve është një "gjueti shtrigash".

Presidenti ka akuzuar Joe Biden dhe djalin e tij Hunter për korrupsion në marrëdhëniet e tyre politike dhe të biznesit në Ukrainë dhe Kinë, por nuk ofroi prova specifike. Deklaratat e Trump vijnë pas dyshimeve të mëhershme kur Hunter Biden u bashkua me kompaninë ukrainase të gazit natyror Burisma në 2014. Në atë vit për Hunter Biden u ngritën dyshime në lidhje me një konflikt të mundshëm interesi me babanë e tij, shkruan BBC.

Ukraina po kalonte një tranzicion politik pasi presidenti i saj pro-rus u detyrua të largohej nga detyra, dhe Joe Biden po bënte udhëtime të shpeshta në vend. Ndërkohë, në vitin 2016, Joe Biden e shtyu qeverinë e Ukrainës të pushojë nga puna prokurorin e saj të lartë, Viktor Shokin, zyra e të cilit kishte qenë duke kontrolluar pronarin oligark të Burisma, ku djali i zv.presidentit u bë aksioner, raporton newsbomb.al.

Vetë Joe Biden ka thënë se ai kurrë nuk ka folur me të birin për marrëdhëniet e biznesit të tij.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011317014694214
array(1) { ["section"]=> string(133) "hetimet-e-kongresit-per-shkarkim-nuk-ndalin-trump-presidenti-i-kerkon-ukraines-dhe-kines-te-hetojne-joe-biden-dhe-djalin-e-tij-180703" }