Hetimet në ngërç - Kush do mbajë përgjegjësi për djegien e gruas së re në ashensor?

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 22-01-2017 Hetimet në ngërç - Kush do mbajë përgjegjësi për djegien e gruas së re në ashensor?

Policia e Tiranës do të referojë në prokurori për hetime të mëtejshme ngjarjen ku ngeli e vdekur në ashensor 30-vjeçarja Drilona Duriçi. Referimi do të bëhet në formën e materialit vlerësues, çka do të thotë se do t’i takojë organit të akuzës që të vendosë se për çfarë vepre do ta regjistrojë procedimin penal, raporton TCH.

Oficerët e policisë, të cilët u morën me kqyrjen e ashensorit ku u gjet e pajetë një banore, ndodhen në ngërç për të vendosur për rrjedhën që do të marrin hetimet, për shkak se deri më tani rezulton e pamundur gjetja e një personi përgjegjës.

Konkretisht, sipas policisë, firma që ka kryer ndërtimet i ka dorëzuar punimet vite më parë dhe pallati ishte i banueshëm. Nëse në këtë objekt do të kishte një administrator, atëherë personi që do të hetohej do të ishte pikërisht ai. Por, grupi hetimor konkludon se pallati ku ndodhi aksidenti nuk kishte administrator, ndërkohë që veprimet hetimore tregojnë se edhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit nuk paguhej më prej 4 muajsh e për këtë arsye ai e kishte prishur kontratën me banorët.

Për këto shkaqe, materialet e policisë do të referohen pa vepër penale. Hetimet paraprake të Inspektoratit të Shërbimit Teknik treguan se ashensori në të cilin humbi jetën Drilona Duriçi ishte jashtë kushteve teknike.

Ka dyshime se ashensori është shkëputur nga kati i tretë dhe gjatë fërkimit janë shkaktuar shkëndija zjarri të cilat, në kontakt me depozitën e vajit, kanë shkaktuar vatrën e zjarrit.

E mbyllur në ashensor dhe me portat që nuk hapeshin, 30-vjeçarja nuk pati asnjë mundësi për të shpëtuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si u pasurua brenda 1 viti, gruaja e Gentian Salës, kreut të AMA-s. Zbardhet deklarata e pasurisë
Detaji tronditës dhe i pazbuluar për nënën 30 vjeçare që u dogj në ashensor në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011033058166504
array(1) { ["section"]=> string(86) "hetimet-ne-ngerc-kush-do-mbaje-pergjegjesi-per-djegien-e-gruas-se-re-ne-ashensor-66320" }