Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ Policia kontrolle në Tiranë e Durrës, 4 përgjegjës të arratisur në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 15-12-2019 Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ Policia kontrolle në Tiranë e Durrës, 4 përgjegjës të arratisur në Itali

Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në lidhje me personat e shpallur në kërkim, pasi akuzohen si përgjegjës  për humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Mësohet se policia ka po punon për kapjen e tyre, duke kontrolluar në Tiranë dhe në rrethinat e Durrësit.

Sakaq, bëhet me dije se 4 prej personave të shpallur në kërkim janë larguar drejt Italisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme u arrestuan nëntë persona, mes tyre  zyrtarë, pronarë, ndërtues e specialistë:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja  me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera  cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës  penale  “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafik klandestinësh/ Dhunë dhe vjedhje, arrestohen 3 persona në Tiranë
Kampionati kombëtar i tenisit / Dritan Leli i bashkohet fëmijëve në Vlorë: Emocion i veçantë, kisha më shumë se 4 vite pa luajtur (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013424873352051
array(1) { ["section"]=> string(121) "hetimet-per-banesat-e-shembura-nga-termeti-policia-kontrolle-ne-tirane-e-durres-4-pergjegjes-te-arratisur-ne-itali-189446" }