Hetimi: Kandidatit për Gjykatën Kushtetuese i është rrefuzuar viza nga SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 20-06-2019 Hetimi: Kandidatit për Gjykatën Kushtetuese i është rrefuzuar viza nga SHBA

Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) është mbajtur seanca dëgjimore për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, aktualisht edhe kandidat për anëtar të Gjykatën Kushtetuese, Luan Hasneziri.

Në lidhje me figurën e Hasnezirit, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i papërshtatshëm, pasi në vitin 2014 i është refuzuar viza për në SHBA, e padeklaruar kjo në formularin e ILDKPKI, raporton Ora News.

Hasneziri e ka argumentuar këtë fakt duke thënë se nuk ka pasur detyrim ta deklaronte, ndërsa ka vijuar se refuzimi për vizë, është ndryshe nga mos lejimi për futjen në një shtet.

Për Hasnezirin vettingu është kryer në dy kolona për pasurinë dhe figurën, nga ku ka rezultuar se sipas Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ai kishte probleme me pasurinë me deklarim të pasaktë.

-Pasuri 135 m2 në Tiranë blerë për 5 milionë e 500 mijë lek.

-Në lidhje me detyrimin financiar të marrë tek i vëllai, aktualisht i shlyer.

-Shuma 4 milionëve është shlyer nga kredia prej 5 mln.

-Ndërsa shuma prej 1 mln është shlyer me këste.

-Huaja nuk dokumentohet.

Duke marrë në konsideratë deklarimet për shit-blerje, duket se nuk përputhet deklarimi në vitin 2017 mbi pronësinë. Duket se ka deklaruar në mënyrë të pasaktë burimin e krijimit.

Sipas analizës financiare, subjekti nuk ka pasur të ardhura për krijimin e kësaj pasurie në vitin 2006. Duke marrë në konsideratë, deklarimet e subjektit gjatë hetimit, nuk vërtetohen me dokumentacion të ardhurat e ligjshme të vëllait të tij. Ai ka nënshkruar kontratë shit blerje fiktive dhe jemi përballë shkeljes së etikës.

Gjatë hetimit, rezultoi se subjekti ka deklaruar adresa të ndryshme në vite të ndryshme. Në lidhje me 3 adresat e dhëna, ti saktësojë ato dhe të vërtetojë me dokumentacion qëndrimin aty. Subjekti ka deklaruar se janë deklaruar padashje dhe në mënyrë të pasaktë. Makinë në pronësi të kushëririt, por përdoret prej tij me anë të një prokurore të posaçme. Fakti i blerjes dhe përdorimit të makinës vërtetohet nga institucionet. Mbi të drejtën e përdorimit, subjekti nuk e ka deklaruar në asnjë deklarim para vitit 2017. Hetimi u fokusua në pagimin prej 5 mln nga vëllai dhe 300 mijë lekë nga kushëriri, për blerjen e makinës.

Likuiditete jashtë sistemit 600 mijë lekë, kursime nga pagat që ka marrë si pedagog.

Në lidhje me detyrimin financiar 40 mijë dollarë. Nuk deklarohet nëse shuma është dorëzuar kesh apo nëpërmjet bankës. Nuk deklarohet as koha kur është kryer ky veprim. Nga dokumentacioni administruar, ka rezultuar se kalimi nuk është bërë nga sistemi bankar. Subjekti ka dhënë shpjegime.

Duket se subjekti nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e likuiditeteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02567195892334
array(1) { ["section"]=> string(81) "hetimi-kandidatit-per-gjykaten-kushtetuese-i-eshte-rrefuzuar-viza-nga-shba-169040" }