Hetimi për origjinën e Covid-19, ekspertët e OBSH-së mbërrijnë në Kinë

Publikuar tek: bota, më 17:21 13-07-2020 Hetimi për origjinën e Covid-19, ekspertët e OBSH-së mbërrijnë në Kinë Ilustruese

Kina ditën e sotme ka deklaruar se dy ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë mbërritur në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Kinës, Hua Chunying tha: "Dy ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetit arritën në Kinë për të kryer hetime mbi origjinën e COVID-19”.

Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dy ekspertë po shkonin në Kinë për të bashkëvepruar me shkencëtarët atje për të studiuar transmetimin e koronavirusit nga kafshët te njerëzit.

Ende nuk ka detaje rreth programit që do të ndjekin ekspertët e OBSH gjatë qëndrimit të tyre në Kinë.

Deri më tani koronavirusi në mbarë botën i ka marrë jetën 572,845 personave, ndërsa janë infektuar 13,110,448 të tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015006065368652
array(1) { ["section"]=> string(76) "hetimi-per-origjinen-e-covid-19-ekspertet-e-obsh-se-mberrijne-ne-kine-213729" }