Hetimi për rrugët, Gjiknuri përfundon DËSHMINË, çfarë u tha te Krimet e Rënda

Publikuar tek: politike, më 19:20 26-02-2018 Hetimi për rrugët, Gjiknuri përfundon DËSHMINË, çfarë u tha te Krimet e Rënda

Përfundon marrja në pyetje e ministrit Damian Gjiknuri. Ministri u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshmi si një person që ka kallëzuar për abuzimin që është bërë me rrugën Tiranë-Elbasan.

Pas daljes nga ambjentet e Prokurorisë në një prononcim të shkurtër për mediat, Gjiknuri u shpreh se dëshmoi si person kallëzues dhe se nuk ka asgjë për të shtuar pasi gjithçka është thënë në auditin që ai ka dorëzuar.

“Meqënese kam qenë minisitër dhe kam kallëzuar dhashë dëshminë. Unë nuk kam gjë për të shtuar ato që kisha janë thënë në audit. Çfarë kam për të thënë i kam shprehur në Prokurori. Në cilësinë e personit kallëzues duhet të jepja dëshminë. Pres që Prokuroria të vazhdojmë hetimet”, këto ishin fjalët e Gjiknurit para gazetarëve.

Ndërkohë Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur një grup të pavarur në terren që do të hetojnë për skadalet.

Më herët u morën në pyetje edhe dy ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Krimet e Rënda kanë dhanë masën “arrest me burg” për ish-drejtuesin e ARRSH Dashamir Xhika. Së bashku me Xhikën, janë arrestuar edhe Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011840105056763
array(1) { ["section"]=> string(82) "hetimi-per-rruget-gjiknuri-perfundon-deshmine-cfare-u-tha-te-krimet-e-renda-111552" }