Hetimi për shkarkimin e Trump: Të dhënat e DASH zbulojnë kontakte mes avokatit të Presidentit dhe Sekretarit Pompeo

Publikuar tek: bota, më 20:16 23-11-2019 Hetimi për shkarkimin e Trump: Të dhënat e DASH zbulojnë kontakte mes avokatit të Presidentit dhe Sekretarit Pompeo Presidenti Trump - Sekretari Pompeo - Avokati Rudy Guiliani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar disa të dhëna që zbulojnë marrëdhënien mes administratës së Trump dhe Ukrainës.

Të dhënat i janë dorëzuar drejtuesit të zyrës Amerikane të Mbikqyrjes së Informacionit pas një kërkese për informacion, si provë në hetimin e presidentit Trump. Të dhënat tregojnë kontakte të përsëritura midis Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe avokatit personal të Trump, Rudy Giuliani.

Lidhjet e SHBA-ve me Ukrainën janë në qendër të hetimit të kryesuar demokratët për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, pasi dyshohet se ky i fundit i ka bërë “presion” Kievit përmes një ndihme ushtarake amerikane prej 400 milionë dollarësh, në shkëmbim të hetimit të kandidatit për president Joe Biden.

Që në nisje të procesit të hetimit, Trump e ka konsideruar atë “gjueti shtrigash” të demokratëve, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, avokati i tij Guliani akuzohet se ka tentuar të diskreditojë ish-ambasadoren e SHBA në Ukrainë Marie Yovanovitch, ndërsa drejtonte në hije politikën e jashtme amerikane për Kievin zyrtar. Dyshohet se Rudy Guiliani ka bërë pyetje të shumta mbi atë që dinte Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Të dhënat e marra nga zyra e Autoritetit të Mbikqyrjes së Inforamcionit tregojnë se, Pompeo dhe Giuliani vazhdimisht kanë folur me njëri-tjetrin, megjithëse temat e bisedave mbeten të panjohura, raporton newsbomb.al.

Nga dokumentet është provuar se Guiliani e Pompeo kanë folur me njëri-tjetrin në 27 dhe 29 mars, ndërkohë që Marie Yovanovitch u shkarkua si ambasadore në Ukrainë në maj.

"Ne tani mund të shohim pse Mike Pompeo nuk ka pranuar t'i lëshojë këto informacione Kongresit. Të dhënat zbulojnë letrën e avokatit Rudy Giuliani te Zyra Ovale dhe tek Sekretari Pompeo për të lehtësuar fushatën e njollosjes kundër ambasadores amerikane", ka thënë drejtori ekzekutiv i zyrës Amerikane të Mbikqyrjes së Informacionit Austin Evers.

"Ky është vetëm raundi i parë i dhënies së informacioneve shpjeguese. Provat do të përkeqësohen për administratën pasi strategjia e saj e gurtë do të shembet përballë urdhrave të gjykatës", ka thënë më tej Evers. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013835906982422
array(1) { ["section"]=> string(121) "hetimi-per-shkarkimin-e-trump-te-dhenat-e-dash-zbulojne-kontakte-mes-avokatit-te-presidentit-dhe-sekretarit-pompeo-186953" }