Hetohen zyrtarët, abuzonin me ndihmat sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 07:57 19-01-2015 Hetohen zyrtarët, abuzonin me ndihmat sociale

 

Dy përgjegjës të Shërbimit Social në qarkun e Shkodrës, do të ndiqen penalisht pasi mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Lumturije Smakaj 46 vjeçe, dhe Dashamir Shabaj 43 vjeç, të dy me arsim të lartë, mbanin detyrën e përgjegjësit të Shërbimit Social, përkatësisht në komunat Postribë dhe Rrethina.

Burimet policore bëjnë me dije se këta zyrtarë akuzohen të kenë dhënë ndihma ekonomike për disa nga banorët e komunave të cilët, pas verifikimeve të kryera rezultonin të ishin jashtë shtetit.

Shërbimi Social Shtetëror ka inspektuar të gjitha listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, nga ku u konstatua një numër i madh personash që kanë përfituar edhe pa qenë në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, shpërthen me eksploziv një makinë afër shkollës
Ja si tregtohet mishi në Tiranë, skandali denoncohet nga ish-zv.drejtori »
Article Logic
Execution time: 0.01272988319397
array(1) { ["section"]=> string(48) "hetohen-zyrtaret-abuzonin-me-ndihmat-sociale-905" }