Hidhen në erë dy shtylla të tensionit të lartë në Krujë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 17-05-2017 Hidhen në erë dy shtylla të tensionit të lartë në Krujë

Pesë persona janë shoqëruar në polici lidhur me dy shpërthime të fuqishme me eksploziv në dy shtylla të tensionit të lartë në Kodër Thumanë.

Ngjarja ka ndodhur në 13 maj por është bërë e ditur nga policia ditën e sotme. Shpërthimet kanë dëmtuar këmbët e shtyllave të tensionit të lartë.

5 personat e shoqëruar në polici janë banorë të zonës, ndërsa hetimet po kryen nga Drejtoria Kundër Akteve Terroriste.

 

 

sdgftergegg.jpg

regtert4r4444g.jpg

Screens45y5y5_1wqd2wdff.jpg

Njoftimi:

Në dt 17.05.2017, Policia u njoftua nga Shërbimet e OSHEE-së se në vendin e quajtur Kodër Thumanë, ishte konstatuar dëmtimi i dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë.

Menjehere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes.

Nga kryerja e veprimeve verifikuese në terren është konstatuar se kanë ndodhur 2 shpërthime.

Dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur në datë 13.05.2017 rreth orës 02:00.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 5 shtetas, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.

Efektivet e Policisë kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme:

•  disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv;

•  rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur;

• mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, sekuestrohen 11 doza heroinë, euro dhe lekë, arrestohet 35 vjeçari nga Berati
Kandidatët për anëtar të KLGJ kanë mungesë dokumentacioni, Kuvendi: 5 ditë për t’i plotësuar »
Article Logic
Execution time: 0.012999057769775
array(1) { ["section"]=> string(61) "hidhen-ne-ere-dy-shtylla-te-tensionit-te-larte-ne-kruje-78966" }