Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasi janë hedhur nga një lartësi në tentativë për t’i shpëtuar policisë italiane.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët, 35 dhe 33 vjeç, ishin në ndjekje pasi akuzoheshin për vjedhjen e një automjeti muajin e shkuar në zonën e Colle Salomonios. Sipas policisë italiane, ka qenë edhe një person i tretë që është hedhur nga lartësia por mund të ketë shpëtuar pasi nuk është gjetur. Emrat e dy viktimave nuk bëhen të ditura.