Një shperthim me eksploziv ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë-Krujë.
Mësohet se shtyllës së tensionit të lartë Tiranë2-Podgoricë i është vënë tritol.
Dëmtimi i shtyllës 400 kv u konstatua fillimisht nga punonjës të OSHEE. Ndersa OST bën me dije se shperthimi ka dëmtuar një nga këmbët e shtylles, ndërsa shton se po punohet që të mos stakohet energjia, pasi stakimi i linjës do të kishte pasoja të rënda.
Sipas OST energjia që injektohet në këte linjë eshtë 50% e konsumit të vendit.