Përfundon SHORTI: Këta janë anëtarët e rinj të KED, do të marrin detyrën në 1 janar 2021 (EMRAT nga Gjykatat dhe Prokuroritë)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:12 04-12-2020 Përfundon SHORTI: Këta janë anëtarët e rinj të KED, do të marrin detyrën në 1 janar 2021 (EMRAT nga Gjykatat dhe Prokuroritë)

Në Presidencë, është  hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi. Ata do të marrin detyrën më datë 1 janar 2021 dhe do të jenë trupa e re e KED.

- Nga Gjykata Kushtetuese marrin pjesë 4 emra: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha. Me hedhjen e shortit janë hapur goglat dhe dy anëtarët e rinj të KED nga radhët e Kushtetueses janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.

Anëtar zëvendësues nga radhët po të Gjykatës Kushteteuse është zgjedhur Fiona Papajorgji.

-Nga Gjykata e Lartë për një vend në KED kanë marrë pjesë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Fitues me shortin e goglave është shpallur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues nga radhët e Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ilir Panda.

- Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, si anëtar i KED për vitin 2021, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.

- Përmes shortit që po hidhet aktualisht në Presidencë dhe në transmetim të drejtpërdrejtë, anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat e Apelit, janë zgjedhur: gjyqtari Astrit Kalaja dhe gjyqtarja Elona Toro. Anëtar zëvendësues, përfaqësues i Gjykatave të Apelit është zgjedhur: gjyqtarja Zegjine Sollaku.

- Dy prokurorë përfaqësues të Gjykatave të Apelit, si anëtar të KED, janë zgjedhur: prokurori Gjon Fusha dhe prokurori Genti Xholi. Anëtar i zëvendësues i zyrave të Prokuorrit pranë Gjykatave të Apelit është zgjedhur: prokurori Kleanth Zeka.

Nga radhët e Gjykatave Administrative, si anëtare e fundit në KED është zgjedhur: gjyqtarja Rilinda Selimit. Anëtar zëvendësues si përfaqësuese e Gjykatave Administrative është zgjedhur: Gentiana Xhelili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23 ditë betejë me Covid-in, por nuk ia doli; Taulant Balla, Ruçi e Majko dedikim Marko Bellos: Gjatë këtyre javëve shpresuam çdo moment... Iku Marko
Vdekja e Marko Bellos, përlotet Kastriot Islami: Nuk e besoj dot, kisha shpresë se do të mbijetonte »
Article Logic
Execution time: 0.0099329948425293
array(1) { ["section"]=> string(93) "hidhet-shorti-per-perzgjedhjen-e-anetareve-te-keshillit-te-emerimeve-ne-drejtesi-emrat-230137" }