U hodh sot shorti me gogla në Kuvendin e Shqipërisë dhe u përzgjodhën anëtarët Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përhershëm dhe zëvendësues.
Të pranishëm në mbledhje ishin Avokati i Popullit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe përfaqësues të partive politike.
Katër institucionet: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme dorëzuan 52 propozimet e tyre, mes të cilëve u përzgjodhën 9 anëtarë:
Nga propozimet e Gjykatës Kushtetuese:
-Vladimir Kristo
-Besik Imeraj
Nga propozimet e Gjykatës së Lartë:
-Mirela Fana
Nga propozimet e Prokurorisë së Përgjithshme:
-Rovena Gashi
-Gentian Trenova
-Fatjona Mençaj
Nga propozimet e KLD:
-Brikena Ukperaj Lubonja
- Ervin Metalla
-Kastriot Selita
Lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve deputetja e PS, Vasilika Hysi kritikoi angazhimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLD-së pasi sipas saj nuk janë treguar transparentë.
“Kuvendi ka vepruar me një shpejtësi, siç e kërkon ligji. Në cilësinë e vëzhgueses së PS-së, dhe si anëtarë e krijimit të këtij ligji, konstatoj se Kuvendi zbaton ligjin, listat e sjella nga institucione janë hartuar në mënyra të ndryshme. Siç është rasti i Prokurorisë dhe KLD.
Këto lista, sjellin një konkurrencë të pandershme dhe nuk u jep të drejtë të gjithë magjistratëve. Magjistratët dhe prokurorët nuk janë njohur me listat. Listat nuk janë botuar. Duke cënuar nenin 221, paragrafi 4. Është cënuar dhe paragrafi 5 i ligjit. Nga monitorimi që i kam bërë faqeve, këto lista nuk ekzistojnë, As njoftimi për procedurat që kanë të drejtë personat e përjashtuar, në këtë kuadër do ftoj institucionet përkatëse për listat e personave që janë përjashtuar.
5 magjistratët dhe prokurorë janë përjashtuar dhe nuk janë njohur me listat. Njerëzit nuk e kanë ditur kush është lista e personave të përjashtuar dhe arsyet e përjashtimit dhe ne mbajmë përgjegjësi.” tha Hysi.