Hidhte shtuf në Bathore duke ndotur ambientin, gjobitet 40-vjeçari dhe kompania ku punonte

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 28-05-2020 Hidhte shtuf në Bathore duke ndotur ambientin, gjobitet 40-vjeçari dhe kompania ku punonte

Policia e Tiranës ka gjobitur një 40-vjeçar, pasi është kapur duke hedhur material shtuf, që shkakton ndotjen e ajrin në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore.

Mësohet se shtetasi me iniciale G.D, është ndëshkuar me masën administrative 50 mijë lekë të reja.

Sakaq, bëhet me dije se 40-vjeçari ishte punësuar një kompani, për të cilat shërbenin edhe materialet.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht një shtetas dhe referohen materialet për kompaninë në të cilën ai ishte i punësuar.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010154008865356
array(1) { ["section"]=> string(96) "hidhte-shtuf-ne-bathore-duke-ndotur-ambientin-gjobitet-40-vjecari-dhe-kompania-ku-punonte-208128" }