Hidrauliku tmerron infermieren në Tiranë, i hyn në shtëpi me kopje çelësash

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 05-03-2017 Hidrauliku tmerron infermieren në Tiranë,  i hyn në shtëpi me kopje çelësash

Një 59-­vjeçar në Tiranë me profesion hidraulik është fiksuar pas një gruaje të divorcuar me profesion infermiere, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie.

Propozimi i bërë nga ana e Skënder H. verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e të divorcuarës me iniciale Xh. X., fakt që nuk është pritur mirë nga i pari. Në vijim, Skënder H. e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere, duke iu futur fshehurazi në shtëpi, duke e ndjekur në rrugë apo te vendi i saj i punës në një qendër shëndetësore në kryeqytet.

Në disa episode të ndryshme, ai i ka gjuajtur me shqelma dhe grushte derën e shtëpisë së saj, shoqëruar me kërcënimet verbale se “do ta vriste”. E ndierë e frikësuar dhe në gjendje ankthi, në gusht të vitit 2016, Xh. X. ka shkuar në polici, ku ka kallë­ zuar veprimet e 59­-vjeçarit shkruan 'Panorama'.

Pas këtij kallëzimi, Skënder H. u procedua penalisht dhe disa muaj më vonë përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Në përfundim të gjykimit ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “përndjekjes” dhe u dënua me 8 muaj heqje lirie.

Vendimi ndaj tij u shpall pak ditë më parë nga gjyqtarja Tereza Lani. Gjatë hetimit të çështjes, i pandehuri e ka pranuar pjesërisht akuzën, duke shprehur pendesë për veprimet e kryera ndaj shtetases Xh. X. Ai ka theksuar se veprimet i ka kryer për shkak të njohjes që kishte me të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të korruptojnë policinë, 29 persona përfundojnë pas hekurave
Hidrauliku i fiksuar keq pas infermieres në Tiranë: “Martohu me mua, ose do të vras” (HISTORIA E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.021612167358398
array(1) { ["section"]=> string(80) "hidrauliku-tmerron-infermieren-ne-tirane-i-hyn-ne-shtepi-me-kopje-celesash-70800" }