Hillary Clinton “blindon” kandidimin, Donald Trump eleminon një tjetër kundërshtar

Publikuar tek: bota, më 20:32 16-03-2016 Hillary Clinton “blindon” kandidimin, Donald Trump eleminon një tjetër kundërshtar

Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi të martën tre zgjedhje shtetërore paraprake, duke përfshirë një në shtetin kyç të Floridës, duke detyruar senatorin Marco Rubio për të hequr dorë nga gara dhe duke shtuar avantazhin ndaj senatorit të Teksasit Ted Cruz.

Shteti i vetëm që zoti Trump humbi të martën ishte Ohio, ku guvernatori John Kasich korri fitoren e parë shumë të nevojshme në shtetin e tij.

Biznesmeni miliarder, Trump, fitoi në Florida me 19 për qind, por fitoret më të vogla në Karolinën e Veriut dhe Illinois tregojnë se Ted Cruz ishte në gjendje të grumbullonte disa delegatë. Trump dhe Cruz janë mbërthyer edhe në një betejë në Misuri ku rezultati se kush ka fituar ende nuk është shpallur.

Duke u përpjekur ta portretizojë garën  si një garë dyshe Ted Cruz tha se është koha që republikanët të bashkohen dhe u bëri thirrje atyre që kanë mbështetur Rubion, të bashkohen me të, duke thënë se Amerika bën një zgjedhje të qartë duke shkuar përpara.

Zoti Trump po ashtu ka thënë se është koha për të sjellë së bashku Partinë Republikane, duke u zotuar se nuk do të ndalet deri sa të fitojë në mbarë vendin.

Në garën demokrate, e cila nuk ka qenë aq përçarëse sa e republikanëve, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton fitoi të martën në katër shtete. Fitoret në Florida, Illinois, Karolinë e Veriut dhe Ohajo i dhanë asaj epërsinë  ndaj senatori Bernie Sanders. Rezultati i votimeve në Misuri për shkak të rezultatit të ngushtë ende nuk është shpallur.

Zonja Clinton tha se dita e djeshme ishte një super e martë për të dhe përgëzoi rivalin Sanders për fushatën e tij të fortë.

Nga ana e tij, zoti Sanders tha se fushata e tij sfidoi parashikimet dhe është radikal në politikën amerikane, pasi thotë të vërtetën. (Voa)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy kamikaze vrasin 22 persona në Nigeri, shpërthimet plagosin dhe 18 të tjerë
Europa Lindore vazhdon me kursin kundër refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.010174989700317
array(1) { ["section"]=> string(85) "hillary-clinton-blindon-kandidimin-donald-trump-eleminon-nje-tjeter-kundershtar-35283" }