Hillary Clinton dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: bota, më 22:31 16-03-2018 Hillary Clinton dërgohet me urgjencë në spital

Hillary Clinton është dërguar në një spital të Indisë perëndimore pasi ka pësuar një dëmtim në dhomën e saj në hotel.

Clinton, e cila gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar një tur në pikat akreologjike të Indisë, ka përfunduar në spital ku ka qëndruar për 20-30 minuta.

Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë. Një punonjës i spitalit tha në kushtet e anonimitetit se Clinton kishte ndrydhur kyçin e dorës, por shtoi se dëmtimi nuk ndodhi në dhomën e hotelit.

Gjatë vizitës në qytetin Jaipur, Clinton u pa në një video teksa rrëshkiti dy herë në shkallët e një ndërtese arkeologjike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028743028640747
array(1) { ["section"]=> string(53) "hillary-clinton-dergohet-me-urgjence-ne-spital-113519" }