“Hillary Clinton i ka mbetur vetëm një vit jetë”, pretendimi shokues (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:12 09-09-2016 “Hillary Clinton i ka mbetur vetëm një vit jetë”, pretendimi shokues (Video)

Teoritë se kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkaura, Hillary Clinton vuan nga një sëmundje e rëndë, janë shtuar pas publikimit të një dokumenti mjekësor ku pretendohet se ajo vuan nga demenca vaskulare.

Sipas pretendimeve që shpjegohen në një video 10 minutëshe të ngarkuar në Youtube, Hillary Clinton nuk mundi të rikuperohej kurrë ndaj mpiksjes së gjakut që kaloi në vitin 2012, çka i shkaktoi më pas sëmundjen e rëndë, raporton Newsbomb.al.

Por 68-vjeçarja ka mohuar të ketë probleme serioze me shëndetin dhe ka refuzuar të publikojë dokumentet e saj mjekësore.

Scresd33d3dd3hot_1.jpg

Ka qenë WikiLeaks që fillimisht ka hedhur dyshimet mbi shëndetin e Clinton pas publikimit të disa e-maileve kofidenciale ku përmendeshin barnat të cilat ajo duhet të merrte. Pretendimet janë mbështetur edhe nga disa mjekë amerikanë të cilët besojnë se ajo vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Në videon e publikuar në Youtube, thuhet se shenjat që Hillary Clinton ka shfaqur në publik, si harresa gjatë fjalimit apo krizat janë simptoma të demencës vaskulare e shkaktuar nga paafrtësia për furnizimin e trurit me gjak.

fghrtdhtthhenshot_1.jpg

Në një artikull të “ZeroHedge” thuhet se 70% e doktorëve amerikanë, besojnë se shqetësimet shëndetësore te Hillary Clinton janë serioze aq sa mund të jenë skualifikuese për postin e Presidentit”.

“Pacientëve të diagnostikuar me demencë vaskulare doktorët u japin 3 deri në 5 vite jetë”, thuhet në video.

 

Clinton është filmuar disa herë gjatë dridhjeve, humbjes së memories dhe dobësisë fizike ndërsa javën e fundit atë e zuri kola duke e penguar gjatë gjithë fjalimit. Por kandidatja demokrate i ka mohuar vazhdimisht zërat për sëmundje dhe këshilltarët e saj kanë hedhur poshtë dokumentet mjekësore që kanë dalë në internet duke thënë se janë false, shkruan Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03417706489563
array(1) { ["section"]=> string(77) "hillary-clinton-i-ka-mbetur-vetem-nje-vit-jete-pretendimi-shokues-video-52459" }