Hillary Clinton i përgjigjet Donald Trump: Kjo nuk është Amerika jonë

Publikuar tek: bota, më 14:16 14-03-2016 Hillary Clinton i përgjigjet Donald Trump: Kjo nuk është Amerika jonë

Kandidatja për presidente në radhët e demokratëve, Hillary Clinton ka reaguar pas dhunës që ka shpërthyer ditët e fundit në SHBA në takimet elektorale të kandidatit për republikanët, Donald Trump.

Me anë të një komenti, Clinton është shprehur se ajo që po dëgjojmë nga Trump nuk ka të bëjë me demokracinë, vlerat, parimet dhe themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, kandidati në radhët e republikanëve, por inkurajon dhunën, fyerjet dhe krimet që janë në kundërthim të asaj që e bën SHBA-në të madhe.

Reagimi i plotë i Hillary Clinton:

Aksionet në këto zgjedhje janë duke u rritur, ndërkohë që retorika vazhdon të bjerë poshtë. Në një demokraci si e jone, sigurisht që do të kemi diferenca. Por, ajo çfarë po dëgjojmë nga Donald Trump është diçka tjetër. Le të themi të vërtetën për atë që po ndodh.

Donald Trump po drejtonë një fushatë cinike të urrejtjes dhe frikës vetëm për një arsye: të fitojë vota. Ai po inkurajon dhunën dhe kaosin për të fituar vota. Ai po vendosë amerikanët kundër njëri-tjetrit për të fituar vota.

Donald Trump thotë se do të dëbojë miliona emigrantë latinë nga SHBA-ja, një komb i ndërtuar nga emigrantët. Ai kërkon të dëbojë të gjithë myslimanët nga SHBA, një vend i themeluar me lirinë fetare. Ai mbështet torturën, bën avokatinë e vrasjes së grave dhe fëmijëve të armiqëve tanë, por duhet të thotë se këto janë krime lufte që shkelin ligjin ndërkombëtar, ligjet tona, parimet tona dhe Kushtetutën tonë.

Trump inkurajon mbështetësit e tij që të dhunojnë çdokënd që nuk bie dakord me të, duke i goditur në fytyrë, dhe më pas ofrohet t’u paguajë faturat e tyre.

Për të mirën tonë, amerikanët kanë refuzuar demagogjinë dhe nxitjen e frikës. Ju nuk mund të bëni Amerikën të madhe duke përjashtuar çdo gjë që e ka vendosur Amerikën në vend të parë. Jud he unë e dimë se Donald Trump nuk na përfaqëson neve.

Sigurisht që ne mund ta kritikojmë dhe të protestojmë kundër zotit Trump sa herë që të duam. Por asnjë nga këto nuk vlen nëse nuk e tregojmë këtë në kutitë e votimit. Nëse ju doni ta rrëzoni atë, le ta rrëzojmë me votë. Dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten tonë dhe fëmijët tanë. Fushata ime nuk ndërton mure. Por, rrëzon të gjitha barrierat që i mbajnë njerëzit pas dhe ndërton shkallë për mundësitë dhe fuqizimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbja në zgjedhje, Merkel e vendosur: Politika ndaj refugjatëve nuk ndryshon
Peshkaqeni tmerron plazhistët, shpëton në moment të fundit çifti i moshuar (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011214017868042
array(1) { ["section"]=> string(74) "hillary-clinton-i-pergjigjet-donald-trump-kjo-nuk-eshte-amerika-jone-35049" }