Kandidatja demokrate në garë për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka thënë se ka në plan të nxjerrë të gjitha të vërtetetat për UFO-t, nëse bëhet presidente e SHBA-ve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar gjatë fushatës në Nju Hempshire, ajo tha “Po do t’i shkoj deri në fund kësaj pune”.
Nëse bëhet presidente, Clinton tha se do të dërgojë një Task Forcë në “Area 51” një nga bazat më sekrete në Nevada, ku kentuziastët e UFO-ve besojnë se qeveria po zhvillon teknologji aliene.
Qeveria amerikane ka një sërë dokumentash sekrete lidhur me objektet e paidentifikuara dhe alienët por publikimi i tyre mund të bëhet një realitet, diçka që është kërkuar me ngulm edhe nga këshilltari i Hillary Clinton, John Podesta.
A është kjo një strategji elektorale për të fituar zemrat e miliona entuziastëve të UFO, apo një premtim që Clinton mund ta mbajë...