Hillary Clinton shpallet fajtore nga Departamenti i Shtetit

Publikuar tek: bota, më 16:42 25-05-2016 Hillary Clinton shpallet fajtore nga Departamenti i Shtetit

Një auditim nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur fajtore Sekretaren e mëparshme të Shtetit, Hillary Clinton, për menaxhim të dobët të e-maileve dhe dhe informacioneve të tjera kompjuterike duke ju përgjigjur pa efikasitet rreziqeve të reja kibernetike.

Një kopje e raportit këtë të mërkurë është siguruar nga Associated Press.

Në raporti citohet për “dobësi sistematike” që kanë të bëjnë me komunikimin. Këto probleme kanë filluar që para se ajo të emërohej Sekretare e Shtetit, por dështimet e saj janë veçuar si më serioze.

Shqyrtimi erdi pas zbulimit se Hillary Clinton përdorte servera dhe llogarinë private të e-mailit gjatë kohës që ishte në detyrë.

Raporti prej 87 faqe thotë se sekretarët e saj ishin “të ngadalshëm për të njohur dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive kërkesat ligjore dhe rreziqet kibernetike që lidhen me komunikimit të të dhënave elektronike, veçanërisht ato rreziqe kanë të bëjnë me udhëheqjen më të lartë."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033349990844727
array(1) { ["section"]=> string(65) "hillary-clinton-shpallet-fajtore-nga-departamenti-i-shtetit-41471" }