Nuk ishte vetëm presidenti Donald Trump në fokusin e kamerave gjatë ceremonisë së betimit, por edhe paraardhësit e tij, siç është rasti i kësaj video ku protagonistë janë Bill dhe Hillary Clinton.
DailyMail shkruan se Billi i ka ngulur sytë për një kohë të gjatë te vajza e madhe e Trump, Ivanka, por nuk ka qenë vetëm kamera ajo që ka kapur këtë moment, por edhe bashkëshortja e tij, Hillary.
Ish-sekretarja e shtetit ishte duke qeshur me Michelle Obaman kur ka kthyer kokën dhe ka parë se burri i saj nuk e kishte mendjen te ajo që po ndodhte në skenë, por diku tjetër.
Hillary nuk reagoi deri sa Bill e kuptoi vetë që ishte kapur mat. Në fund, ish-zonja e parë rrotullon sytë dhe bën një të qeshur ironike njësoj sikur ajo që sapo pa nuk ishte hera e parë për të.
Lexo edhe: Jo Melania, por kjo vajzë do të jetë “Zonja e Parë” e SHBA gjatë presidencës së Trump
*Çifti Clinton duke u takuar me Ivanka Trump