Himarë/ Rikonstruktohen parullat e Enver Hoxhës në fshatin Kudhës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:43 20-05-2015 Himarë/ Rikonstruktohen parullat e Enver Hoxhës në fshatin Kudhës Fshati Kudhës, ku në godinë ndodhen parrullat e komunizmit

‘’Rroftë komandanti ynë i lavdishëm, shoku Enver Hoxha’’. Kjo është një nga parullat e kohës së komunizmit, ku i ngrihej ‘’himn’’, ish-diktatorit Hoxha, që me sa duket është përjetësuar sërish. Parullat e komunizmit janë rikthyer në faqet e ndërtesave të fshatit Kudhës në Himarë.

Rikonstruksioni i sheshit të këtij fshati, ka sjellë edhe nxjerrjen në pah të dy prej parullave që ishin fshirë, ajo për Enver Hoxhën dhe tjetra për Kongresin e 9-të të PPSH-së: ‘’Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH’’

Ky fakt është sjellë në vëmendjen e publikut nga Partia Demokratike, ku sekretari i saj i Përgjithshëm Arben Ristani e ka dënuar rikthimin e parullave. Gazeta ‘’Panorama’’ shkruan sot se sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Himarës, Kudhësi konsiderohet si muzeu i gjallë i fshatit të realizmit socialist, që mund të jetë atraktiv edhe për turistët.

“Ja se çfarë modeli ndërtuam në Kudhësin tonë, për ta çuar më pas atë shumë shpejt kudo në sheshet e fshatrave tona. Kudhësi dhe e gjitha Himara e Re, bashkë në drejtimin e duhur.”, shkruan Gjergj Goro për rikonstruksionin e fshatit, kryetari i bashkisë së Himarës.

kudhesppsh2

kudhesppsh3

Qendra e fshatit Kudhës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pengmarrja e gazetarëve në Librazhd, MB: Nuk ka situatë pengmarrje, gazetarët pranë forcave të policisë
Vodhi një motorr, policia e Vlorës arreston 34-vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.013540983200073
array(1) { ["section"]=> string(70) "himare-rikonstruktohen-parullat-e-enver-hoxhes-ne-fshatin-kudhes-11556" }