Deklarata e presidentit Meta se shqiptarët do të votojnë në 25 prill me pasaport, karta dhe shpata ka ngjaluur një debat virtual mes këshilltarit të tij Tedi Blushi dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.
Ka qenë Braçe ai që fillimisht ka kërkuar nga preesidenti t’i shpjegojë se si votohet me shpata, por postimit të tij i është përgjigjur Tedi Blushi, i cili shkruante se Braçe duhe t’i lërë mistrecllëqet dhe të bëjë thirrje për daljen në votime të popullit.
Ndërkohë nuk ka vonuar edhe përgjigja e zv.kryeministrit, i cili kërkon edhe njëherë që Meta t’i shpjegojë se si votohet me shpata, ndërkohë që e akuzon presidentin se i ka djegur një palë zgjedhje më parë, si askush tjetër.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
JA KATANDIA!
NE VEND QE TE SPJEGOJ SE SI VOTOHET ME SHPATA DITEN E ZGJEDHJEVE;
PRESIDENTI I REPUBLIKES
MERRET ME MUA, FYEN, OFENDON, URDHERON, SHPIF!
Po te pyes edhe nje here president:
SI VOTOHET ME SHPATA?!
Afermendsh qe nuk besoj se BalkanËeb, Neës24, genjen mbi deklaraten tende.
Sepse u bene dy vite plot qe,
Presidenti i Republikes ka vec dhunen ne mendje e dhunen predikon;
KJO ESHTE E PAPRANUESHME!
Nje pale zgjedhje i shkaterrove, i dogje,
i pervelove ne zjarr e flake si kurre ndonjehere ndokush me pare;
Keto te tjerat po kerkon me ngulm ti njesosh me dhunen mbi te ndryshmin por me shume, mbi cilindo qe do te zgjedhe me vote lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunes neper kembe mu sic KUSHTETUTA thote.
As ta ka kush per borxh e as ka nerva me kush te degjoj cdo dite thirrjet e tua per dhune, dhune per cdo gje-pjese e filozofise fashiste qe nuk njeh voten por e sjell ate si farse, ne funksion te nje verdikti te dhunshem pertej votes, kurre popullor, madje kunder popullit!
E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve qe nuk mendojne si ju!
Nuk eshte faji i tyre qe Presidenti i Republikes flet me shpata ne goje!
Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballe!