Hiqeshin si punëtorë ndërtimi dhe vidhnin shtëpitë, arrestohen në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:22 05-02-2015 Hiqeshin si punëtorë ndërtimi dhe vidhnin shtëpitë, arrestohen në Sarandë

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa banesa. Nga denoncimet e banorëve të fshatrave Lukovë, Piqeras dhe Borsh, rezulton se Nazif Sinanaj, Dritan Poka dhe Fatjon Furaberaj kanë mashtruar banorët duke I grabitur më pas ata.

Të tre silleshin sikur ishin punonjës ndërtimi, duke kamufluar në këtë mënyrë qëllimin e tyre për të hyrë në shtëpitë e fshatarëve të Sarandës. Sipas denoncimeve të banorëve ata ia kanë dalë të vjedhin 7 banesa në Piqeras, Borsh dhe Lukovë.

Por vjedhja e tyre nuk ka zgjatur gjatë, pasi efektivët e policisë nëpërmjet operacionit ‘’Nivica” i kanë vënë në pranga grabitësit e dyshuar. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata e rënduar nga moti i keq, reagojnë PD, Basha dhe Tahiri
Përmbytjet, tërhiqet uji në Darzezë »
Article Logic
Execution time: 0.010199069976807
array(1) { ["section"]=> string(77) "hiqeshin-si-punetore-ndertimi-dhe-vidhnin-shtepite-arrestohen-ne-sarande-2364" }