Hiqet taksa 100%, reagon Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua. Nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia

Publikuar tek: rajon, më 20:00 27-02-2020 Hiqet taksa 100%, reagon Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua. Nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia Haradinaj - Kurti

Menjëherë pas lajmit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur heqjen e taksës për mallrat Serbe, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. 

Përmes një postimi në 'Facebook', Haradinaj e ka quajtur Kurtin mashtrues, i cili u dorëzua para Serbisë, ndërsa thekson se ky është kthimi i Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.

Postimi i Haradinaj

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!” shkruan Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083448886871338
array(1) { ["section"]=> string(135) "hiqet-taksa-100-reagon-haradinaj-albin-mashtruesi-u-dorezua-nga-sot-je-pergjegjes-per-ripushtimin-ekonomik-te-kosoves-nga-serbia-196685" }