Histori dramatike/ 15 vjeçarja nga Kosova martohet me mblesëri, 9 muajshe shtatëzënë

Publikuar tek: rajon, më 22:15 09-11-2019 Histori dramatike/ 15 vjeçarja nga Kosova martohet me mblesëri, 9 muajshe shtatëzënë Klinika Gjinekologjike ne Qendren Spitalore Universitare te Prishtines

Një histori dramatike është mësuar ditën e sotme teksa një vajzë e mitur 15 vjeçare nga fshati Mirenë i Lipjanit në Kosovë, është martuar me dëshirën e prindërve dhe tashmë është 9 muajshe shtatëzënë dhe pranë lindjes së fëmijës së saj në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Pas njoftimit nga stafi mjekësor, policia e Kosovës ka intervistuar të miturën 15 vjeçare së bashku me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve.

Mësohet se 15 vjeçarja ishte martuar në nëntor të vitit të kaluar.

E mitura S.A ishte paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këtë të enjte pasi ndodhej në muajin e nëntë të shtatëzanisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073740482330322
array(1) { ["section"]=> string(89) "histori-dramatike-15-vjecarja-nga-kosova-martohet-me-mbleseri-9-muajshe-shtatezene-185318" }