Eligerta Sadija e ka nisur historinë e saj që kur ishte 9 muajshe. Për shkak të një temperature të lartë, ajo nuk mundi të ecë dot dhe sot është me një karrocë me rrota.
Kjo gjë e ka penguar që ti realizojë ëndrrat e saj me ritmin që do donte, por për të ka ende shpresë. Ky fakt nuk e pengon tashmë të ecë përpara dhe ta shohë botën më të bukur. Ajo ka rrëfyer në studion e Rudinës 2 projekte të cilat i ka realizuar vetë. Bëhet fjalë për dy filma, njëri i realizuar në Greqi dhe tjetri këtu në Shqipëri. "Kurrë mos hiq dorë nga diçka që të bën të lumtur" është titulli i filmit të saj të dytë. Ky film mesa duket është një mesazh që ajo kërkon të japë për të gjithë njerëzit që kanë fatin e saj. Edhe pse në një karrige me rrota ajo tregon që ccdo gjë arrihet në këtë jetë.