Histori e dhimbshme/ U diagnostifikua me kancer para 6 vitesh si është jeta e saj tani

Publikuar tek: aktualitet, më 20:12 18-04-2017 Histori e dhimbshme/ U diagnostifikua me kancer para 6 vitesh si është jeta e saj tani

Kristina është një zonjë nga Bërzhita, jeton disa kilometra më larg se kryeqyteti. Ajo është diagnostifikuar me kancer në gji para 6 vitesh ndërsa sot e “vdekur” dhe e rraskapitur shkon në çdo kimioterapi pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë.

Përveçse i duhet të udhëtojë me autobusë deri tek spitali asaj i duhet të kthehet përsëri me të pasi ka mbaruar kimioterapinë, në atë gjendje të mjeruar që nuk mund të jesh e aftë për azgjë. Pas trajtimit ajo ka raste që kthehet edhe në këmbë që nga spitali deri në banesën e saj.

E tmerrshme të mendosh sesi mundet një zonjë në këtë gjendje, pas kimioterapisë të kthehet e vetme në shtëpi në këmbë ose me autobus ku ajo duhej ta merte trajtimin në mënyrën më të thjeshtë. Në vendin tonë të tilla raste ka pafundësisht që askush nuk i sheh por vetëm ato që e kanë një problem të tillë i vuajnë pasojat e tmerrshme. Emisioni BOOM në Rtv Ora News, ka ndjekur peripecitë e kësaj gruaje të prekur nga kanceri i gjirit dukee risjellë këtë realitet të hidhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « WatsApp-i sjell një opsion të ri që mezi e keni pritur të gjithë
Ooops! Çfarë tha Roza Lati për Aurela Hoxhën... »
Article Logic
Execution time: 0.010765075683594
array(1) { ["section"]=> string(91) "histori-e-dhimbshme-u-diagnostifikua-me-kancer-para-6-vitesh-si-eshte-jeta-e-saj-tani-75617" }