Histori e rrallë shqiptare në çdo brez nga një çift binjakësh, rrëfehen dy motrat: Kemi ndjesi dhe parandjenja të njëjta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:20 01-03-2017 Histori e rrallë shqiptare në çdo brez nga një çift binjakësh, rrëfehen dy motrat: Kemi ndjesi dhe parandjenja të njëjta

Ersenilda dhe Alda, dy motra binjake nga Shkodra kanë rrëfyer historinë e familjes së tyre, lidhjen e ngushtë  të dy motrave dhe ndjesitë që kanë për njëra-tjetrën.

Alda e cila ka motër binjake, ka lindur dy djem binjakë që janë dhe identikë në paraqitje, ndonëse ajo me motrën e saj nuk ngjajnë fizikisht.

Alda tregoi për ndjesitë që kanë në raste gëzimi dhe mërzinë që ndjejnë, ndonëse lag fizikisht.

“Kemi ndjesi dhe parandjenja të njëjta si për momente të bukura dhe të trishtuara. Unë kam qenë jashtë Shqipërisë  por e ndjeva që ajo po lind”,-u shpreh Alda.

motra.png

Motra binjake Alda

Ndërsa, Ersenilda, mamaja e dy binjakëve tha se e ka patur shumë të vështirë të shkëputej nga motra.

 “Ka qenë shumë e vështirë kur jemi shkëputur me njëra -tjerën dhe e kemi kuptuar qe nuk mund të rrimë pa njëra -tjetrën dhe kemi premtuar që kur të kemi nevojë do jemi bashkë”.

E pyetur nga gazetarja Jonida Shehu, Alda u shpreh se nuk do donte të kishte binjakë pasi është shumë përgjegjësi, ndërsa përsa i përket karakterit ajo tregoi se është shumë e kundërt me të motrën.

“Mendoj se polet e kundërta afrohen më shumë. Kemi një lidhje shumë të fortë dhe secila nga ne ka karakterin e vet, prandaj s’kam dashur kurrë të vishemi njësoj”.

Ndërsa përsa u përket dy djemve të Aldës, ajo u shpreh se dhe ata janë shumë të kundërt në karakter ndonëse ngjajnë fizikisht.

“Briani është natyrë më e shtruar, ndërsa Edeni është shumë më shumë aktiv. Duhen por nganjëherë dhe zihen”,-tha Alda.

binjak.png 

Briani dhe Edeni

Historia e tyre është shumë e rrallë, pasi çdo brez e familjes së tyre ka binjakë.

“Kemi binjakë dhe te njerëzit e mamit dhe të babit, ky ka qenë një ndër faktet se pse ne kemi trashëguar binjakë”,-u shprehën motrat duke treguar se gjenet në fakt kanë ndikuar në vijimësinë e binjakëve në çdo brez. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026437997817993
array(1) { ["section"]=> string(124) "histori-e-rralle-shqiptare-ne-cdo-brez-nga-nje-cift-binjakesh-rrefehen-dy-motrat-kemi-ndjesi-dhe-parandjenja-te-njejta-70398" }