Histori e tmerrshme në Elbasan, xhaxhai rreh mbesat dhe kunatën por Prokuroria i jep urdhër mbrojtje burrit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 08-09-2017 Histori e tmerrshme në Elbasan, xhaxhai rreh mbesat dhe kunatën por Prokuroria i jep urdhër mbrojtje burrit

Histori e tmerrshme në Elbasan. Gruaja dhunohet nga vëllai i burrit, dhe vajzat nga xhaxhai i tyre. Por prokuroria i jep urdhër mbrojtje burrit.

Vera Kodra me origjinë nga Orenja e Librazhdit kërkon ndihmë për mbrojtje nga familja e ish-burrit dhe kunati i saj. Ajo ankohet se ish- kunati ka rrahur atë edhe dy vajzat e saj të mitura. Ajo ka kryer kallzim penal në Prokurorinë e Elbasanit. Por çuditërisht ai që ka fituar urdhër mbrojtje ka qenë kunati i saj, shkruan infoelbasani.al.

gr.png

Ajo ka braktisur shtëpinë dhe banon tek mamaja e saj, ndërkohë që ka frikë për dy vajzat që shkojnë në shkollë.  Vera Kodra ka denoncuar disa herë dhunën në polici por nuk ka marrë zgjidhje.

gr1.png

Gruaja shprehet duke qarë me dënesë se më datën 27 gusht, ish kunati K. Kodra, së bashku me djalin e motrës së tij vijnë për ta rrahur. “Isha duke futur drutë e dimrit në shtëpi kur erdhën dhe po më ofendonin. U përpoqa me gjithë forcën time që të mos hyjnë në shtëpi, por nuk munda. U largova me vrap. Ish kunati vërtet është i verbër, por po të futi në dorë vetëm dru di të japë. E njihja shumë mirë se çfarë karakteri kishte sepse ishte mjaft i dhunshëm, rrihte vëllain, mua, fëmijët. Ndaj ika me vrap. Dola nga pas shtëpisë për të marrë policinë. I doli vajza përpara Blerina. Por ai po e rrihte. Dëgjoja ulërimat e vajzës që rrihej. Kam jetuar gjënë më të tmerrshme të jetës sime. Kur pashë vajzën të gjakosur dhe të lënduar në fytyrë nuk e doja veten. Gjaku i dilte nga hunda dhe goja”.

gr2.png

Vetë vajza Blerina Kodra tregon dhunën dhe tmerrin që jetojnë çdo ditë dhe apelojnë për ndihmë. Tani që po nis dhe shkolla pasiguria rritet akoma më shumë.

“Ndërkohë që mami po fuste drutë në shtëpi, xhaxhi vjen bashkë me nipin e tij për ta rrahur. Unë i dola përpara. Por ata mu lëshuan mua. Njëri më kapte për fyti, tjetri për flokësh. U përpoqa të ikja, por më ra të fikët. Pasi mua më kishte rënë të fikët kishin kapur motrën time dhe e tërhiqnin zvarrë”.

 Vajza tjetër shprehet e indinjuar se si ka mundësi që ai të marrë urdhër mbrojtje me pretendimin se “e paskemi dhunuar ne. Ne jemi 13 dhe 17 vjeçe. Ku është parë që të jepet një urdhër i tillë, ku dy fëmijë minorenë janë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht. Kërkoj që të mbrohem për jetën time dhe familjen time. Aq më tepër që do të ikim edhe në shkollë. Na kanë ndodhur shumë gjëra edhe në shkollë. Motrës çfar nuk i ka ndodhur. Lloj-lloj njeriu i është ngjitur nga pas. Edhe vëllain e kërcënojnë. Ne e dimë që ata fusin njerëz. Sepse kur ishim bashkë nuk na luante njeri. E bëjnë për të na kërcënuar që të largohemi nga shtëpia që tia lëmë atij të gjitha”.

gr3.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Akademinë e Shkencave, Artan Fuga zbulon skandalin e radhës
Shëndetësia në “rrezik”, qindra mjekë po largohen frikshëm nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.01358699798584
array(1) { ["section"]=> string(112) "histori-e-tmerrshme-ne-elbasan-xhaxhai-rreh-mbesat-dhe-kunaten-por-prokuroria-i-jep-urdher-mbrojtje-burrit-91578" }