HISTORI NJERËZORE/ Kishte probleme me zemrën, i shoqi i kërkoi të abortonte, ndodh mrekullia në Itali për vajzën shqiptare (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 13-07-2017 HISTORI NJERËZORE/ Kishte probleme me zemrën, i shoqi i kërkoi të abortonte, ndodh mrekullia në Itali për vajzën shqiptare (FOTO)

Ndonëse të gjithë i thonin të mos rrezikonte jetën, Iliada kishte besimin se do të bëhej nënë. Mrekullira për çiftin e ri Iliada dhe Klodi ndodhi.

Iliada prej 2 vitesh donte të  bëhej nënë, por në muajt e parë të shtatzënisë i fejuari i kërkoi të abortonte. Jo sepse nuk e donte fëmijën por pasi jeta e partneres së tij rrezikohej.

Prindërit e Iliadës, të cilët nuk jetojnë më,  që në moshën 2 vjeçare zbuluan që e bija kishte probleme me zemrën. Nga ekzaminimet e shumta rezultoi që ky problem nuk ishte i një shkalle të lartë. Shqetësimet për këtë problem ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë, dhe kësaj i trembeshin të gjithë personat e dashur të Iliadës, shkruan newsbomb.al.

Muaj më parë, në emisionin “E Diela Shqiptare”, Iliada i kërkoi bashkëshortit që të mos e pengojë në shtatzëni, të mbështesnin njëri-tjetrit dhe të prisnin me dashuri ardhjen e fëmijës së tyre të parë në jetë. “Jam shumë e vendosur për ta çuar përpara këtë shtatëzani”, qe shprehur Iliada para gjithë publikut shqiptar dhe bashkëshortit

Mrekullitë ekzistojnë, dhe çifti Iliada-Klodi u bekuan me një vajzë. Newsbomb.al mëson se Ikona erdhi në jetë në një spital të Italisë me 7 korrik dhe nënë e bijë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Urime dhe jetë të gjatë vogëlushes!/Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mentor Petrela në listën e denoncimeve: Vetëm Virgjëresha nuk është e korruptuar
Bie në pus, në gjendje të rëndë minatori i kromit »
Article Logic
Execution time: 0.011273145675659
array(1) { ["section"]=> string(130) "histori-njerezore-kishte-probleme-me-zemren-i-shoqi-i-kerkoi-te-abortonte-ndodh-mrekullia-ne-itali-per-vajzen-shqiptare-foto-86022" }