Historia e dhimbshme e 18-vjeçares, përlot gjyshi i Eugresës: Shes çdo organ të trupit për të (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:29 15-03-2019 Historia e dhimbshme e 18-vjeçares, përlot gjyshi i Eugresës: Shes çdo organ të trupit për të (VIDEO)

Historia e dhimbshme e 18 vjeçares, e cila vuan nga skleroza e shumëfishtë bëri bujë në rrjetet sociale gjatë javës. Sëmundja po e çon të renë drejt paralizës totale dhe prej kohësh ajo nuk mund të ndjeke dot më gjimnazin në Mamurras ku është me rezultate të shkëlqyera në mësime.

Eugersa ka nevojë sot për ndihmën e gjithë shqiptarëve pasi terapia që po ndjek duhet të vazhdojë dhe është tepër e kushtueshme.

Familja e Eugersës banon në Mamurras, ndërsa sëmundja e rëndë e vajzës i ka dërrmuar shpirtërisht.

Gjyshi i saj, Tom Bregu qan si fëmije kur flet për mbesën. Ai është i gatshëm të japi çdo organ të trupit për ta shpëtuar atë. Nuk do ta përballonte kurrë nëse ajo nuk do të shërohej.

“Eugersa është drita ime e Diellit, unë jam gati të jap jetën time, të jap veshkat e mia, të jap zemrën time, të jap të gjitha organet e trupit, vetëm për ta shpëtuar atë, vetëm për ta ndihmuar vajzën. Nuk na duhet jeta ne pa të, po nuk ma shëruat Eugersën, më mirë më sillni helm. Kam dy javë pa e parë dhe më ka marrë malli shumë. Më ndihmoni mbesën…”

VIDEO - NEWS24:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026037931442261
array(1) { ["section"]=> string(104) "historia-e-dhimbshme-e-18-vjecares-perlot-gjyshi-i-eugreses-shes-cdo-organ-te-trupit-per-te-video-156584" }