Historia e dhimbshme e djaloshit nga Kavaja, Franko operohet me sukses

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 12-07-2019 Historia e dhimbshme e djaloshit nga Kavaja, Franko operohet me sukses Operacioni i 17 vjecarit nga Kavaja, Frankos

Historia e djaloshit 17 vjeçar Frankos nga Kavaja ishte shumë e dhimbshme. Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ njohi shqiptarët me historinë e tij.

Fatkeqësitë nuk i janë ndarë Frankos që nga mosha 5-vjeçare kur u aksidentua duke luajtur para shtëpisë së tij. Prej asaj ditë ai ka pasur shumë vështirësi në të ecur.

Adoleshenti prej kohësh vuan edhe nga deformimi në shtyllën kurrizore. Sëmundja po agravonte nga dita në ditë. Franko u mbyll në vetvete por një ditë guxoi që të kërkonte ndihmë nga mësuesit e tij.

Operacioni i Frankos shkonte në mijëra euro por ajo që e bën më emergjente është se Franko Çerri, 17 vjeç, rrezikon të mos shkojë më në shkolle e më pas të mbetet i paralizuar për gjithë jetën.

Imami Elvis Naçi nga studio e ‘Shqiptarët për shqiptarët’, bëri thirrje të premten e kaluar që shqiptarët t’i qëndronin pranë Frankos dhe familjes së tij. E ëma e Frankos nuk po e përballon dot më, pasi edhe djali tjetër i saj Vangjeli, 25 vjeç, nuk ka ecur asnjëherë.

Franko ka bërë gjashtë operacione tek këmbët, por nuk mundet dot të ecë siç duhet. Por kjo nuk është e gjitha, një vit më parë Frankos filloi t’i deformohej edhe shtylla kurrizore, e shumë shpejt pamja e trupit të tij do të bëhet e frikshme ndërsa dhimbjet janë të padurueshme.

Por gjatë kësaj jave thirrja e Elvis Naçit u dëgjua dhe historia e djalit ka prekur shumë shikues. Me gjithë zemër shqiptarët kontribuan që Franko të operohet dhe t’u shpëtojë dhimbjeve të tmerrshme që ka çdo ditë.

Babai tha se Franko do bëhet mirë pas këtij operacioni. “Ka vuajtur shumë pasi ka bërë 6 operacione të tjera”. E ëma tregon fjalët e të birit. “Më tha se nuk kishte frikë, e dimë që operacioni është shumë i vështirë, këtë gjë nuk ia thamë”.

Mësuesja e Frankos ishte në spital ku takoi familjen e tij duke pritur pas derës se operacionit. Mjeku iu dha lajmin familjarëve. “Franko është mirë, operacioni përfundoi, çdo gjë është mirë. Ai është në rregull”.

Djali u operua me sukses nga ekipi i mjekëve të specializuar. Tashmë Franko ka një shans tjetër për jetën. Dëshira e nenës por edhe e vëllait që la shkollën për të mbajtur familjen u bë realitet.

Pas operacionit Franko po rehabilitohej në dhomën e tij kur papritur Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri tek “Shqiptarët për Shqiptarët” i bënë një surprizë duke e vizituar.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë teje”, i tha Elvisi duke i dhënë kurajë.Franko shprehu dhe emocionet e para. “I dua shumë prindërit, vëllezërit, u thashë mos qani kur u futa në operacion”, tha ai.

E ëma e Frankos nuk resht së shprehuri mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan.

‘Falënderoj gjithë shqiptarët, ata bënë një mrekulli. Unë kurrë nuk do ta shëroja dot Frankon. Operacioni ishte shumë i shtrenjtë’, thotë nëna e Frankos.

Sidriti i jep shpresë familjes. ‘Ju do ta shikoni Frankon duke ecur drejtë ashtu si shokët. Do i bëheni krah familjes’.

‘Franko ne do të vizitojmë sërish, do jesh si gjithë bashkëmoshatarët e tu, duam që të jesh shembullor. Ti rrezaton mirësi të jesh i mirë për shqiptarinë. Nesër do ndihmosh dikë tjetër ashtu si shqiptaria të ndihmoi sot’, tha imami Elvis Naçi.

Franko pas operacionit ka falenderuar të gjithë shqiptarët që kontribuan në shërimin e tij.

kavaja.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070400238037109
array(1) { ["section"]=> string(76) "historia-e-dhimbshme-e-djaloshit-nga-kavaja-franko-operohet-me-sukses-172030" }