13 vjeçarja nga Lushnja ka një histori ndryshe, histori që asnjë vajzë nuk do donte të ishte fati i saj.
Ajo është ende minorene dhe dyshohet të jetë përdhunuar nga babai i saj Bashkim Leka, në të njëjtën kohë dyshohet gjithashtu të jetë abuzuar edhe nga tre të rinj të tjerë të fshatit.
Varfëria e skajshme ku jeton ajo së bashku me familjen e saj nuk është asgjë përpara fatkeqësisë që ka zbuluar së fundmi. E kaluara e saj e trishtë ndolli fatin e keq që ka sot, kur ishte 3 muajshe u braktis nga e ëma duke u rritur me gjyshin dhe babain.
Vajza tashmë e ka bërë denoncimin por jeton me frikën se një ditë kur babai të dalë nga burgu do ti bëjë akoma më keq dhe për këtë ai e ka paralajmëruar. Dajat e saj e kanë strehuar në shtëpinë e tyre dhe aty mendohet të jetojë edhe në vazhdim, por ajo ka një problem i cili është gjyshi.
Atë po mundohen ta strehojnë në ndonjë azil. Pas shumë sakrificash që bëri për ta rritur 3 vjeçaren sot do ndahet nga ajo me brengën në zemër që e ardhmja e saj u shkatërrua.