Historia e Efraim Diverolit të Gërdecit, tashmë film në Hollywood

Publikuar tek: kulture-art, më 12:03 18-05-2015 Historia e Efraim Diverolit të Gërdecit, tashmë film në Hollywood

Efraim Diveroli, pronari i firmës që falsifikonte origjinën e fishekëve  kinezë në Gërdec do të jetë subjekti i një filmi në Hollywood. Skenari i filmit është  bazuar në librin e Gui Lawson-it  “Si u bënë  tre djem nga Miami Beach trafikantët më të pazakontë të armëve në histori”.

Sipas New York Daily News në film do të pasqyrohet  historia e një të riu, i cili arriti të pasurohej përmes arrogancës.

Regjia i është besuar Todd Philipps, prodhuesit të Hangover-it. Ende nuk dihet se cilët emra do të përbëjnë “cast’-n e aktorëve.

Efraim Diveroli, kreu i kompanisë amerikane AEY që arriti të mashtrojë Pentagonin u dënua të hënën me katër vjet heqje lirie në një burg federal.

Ai u shpall fajtor se kishte gënjyer Pentagonin duke ripaketuar municione të ndaluara kineze, për t’i dërguar ato në Afganistan për ushtarët që luftonin kundër talebanëve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033501863479614
array(1) { ["section"]=> string(70) "historia-e-efraim-diverolit-te-gerdecit-tashme-film-ne-hollywood-11394" }